TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 14:28

"Gjarpërinj në ambientet e shkollës", Korreshi publikon videon: Nxënësit në Thanë të Lushnjës mësojnë në kushte çnjerëzore

Shkruar nga Pamfleti

"Gjarpërinj në ambientet e shkollës", Korreshi publikon

Pamje që tregojnë një gjendje të rëndë janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, në njësinë administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë, ku kushtet higjieno-sanitare paraqiten të degraduara dhe problematike për sigurinë e nxënësve.

Videoja është bërë publike nga deputeti Saimir Korreshi. Në materialin e shpërndarë, tualetet shfaqen në gjendje të rënduar, pa dyer dhe pa dritare, të amortizuara dhe praktikisht të papërdorshme.

Sipas pamjeve, situata rëndohet edhe më tej nga prania e gjarpërinjve në këto ambiente, çka e shton rrezikun për nxënësit që frekuentojnë shkollën.

Edhe oborri i shkollës paraqitet në gjendje të papërshtatshme, i mbushur me mbeturina.

Në reagimin e tij, Korreshi ka ironizuar me reformat në arsim, duke vënë në dukje diferencën mes deklaratave zyrtare dhe realitetit të evidentuar në terren.

"Situata e banjove. Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit, urdhëro se i keni. Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro! Është ulëritëse, s’është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa… pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!", tha Korreshi.

 

Lini një Përgjigje