TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 13:01

“Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama”, Berisha: Histori suksesi që rezultoi aferë mafioze

Shkruar nga Pamfleti
“Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur sërish te çështja e AKSHI-t, duke ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama, për përfshirje në atë që e cilëson si një aferë të madhe.

Në një konferencë për shtyp, Berisha ironizoi qëndrimin e mëparshëm të kryeministrit, duke thënë se AKSHI ishte paraqitur si një histori suksesi, ndërkohë që, sipas tij, rezulton e kundërta.

Sipas tij, përfituesi kryesor i tenderave të kësaj agjencie ka qenë Armand Frangu, ndërsa pretendon se biznesmenë janë detyruar të përfshihen në këto procese.

“Qytetarët kanë dëgjuar se afera e AKSHI-t është një nga aferat më të zeza, më të mëdha në historikun e regjimit të hajdutëve të Ramës. Kjo aferë të cilën Rama mburrej me AKSHI-n, e quante atë histori suksesi, rezulton të jetë historia më mafioze në historinë e një shteti.

Strumbullari i të gjithë kësaj afere është çifti Rama, Edi dhe Linda Rama sepse përfituesi i qindra tenderave për të cilët janë marrë peng biznesmenë, për të cilët AKSHI është shndërruar në pishinën e peshkaqenëve, siç thotë peshkaqeni Ermal Beqiri, strumbullari është Armand Frangu, baxhanaku i Linda Ramës.”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje