TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 12:43

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Revoltë kundër këtij regjimi hajdut

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i PD-së Sali Berisha, tha se protesta e radhës e opozitës do të jetë më 8 maj.

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare:
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën e protestës së radhës kombëtare.

“Protesta e radhës e opozitës do të jetë më datë 8 Maj. Kjo qeveri di vetëm të vjedhë e të vjedhë ditë e natë e të bëjë punë mbrapsht. Kryeministri Edi Rama vetëm ka bllokuar drejtësinë dhe nuk po dënon korrupsionin galopant në qeveri. Vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë vendin. 8 maji do të jetë dita e shqiptarëve, e protestës së tyre më të fuqishme, kam besim se do të jepet në këtë protestë revolta më e fuqishme ndaj këtij regjimi bandit dhe hajdut”, tha Berisha.

Protesta e kaluar u mbajt në 17 Prill.

Pas protestës së 17 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.

Kallëzimi është bërë për veprat penale të "Dëmtime të tjera me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Falsifikimi i dokumenteve", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shpërdorimi i detyrës", "Kryerja e veprimeve arbitrare" etj.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 11 persona, pas protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar pasditen e së premtes në kryeqytet (17 prill).

Po ashtu, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 15 persona, mes tyre edhe 2 të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për “Prishjen e qetësisë publike”.

Nën hetim është vënë edhe deputeti Klevis Balliu, i akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Sipas Policisë, 5 efektivë mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë protestës u sekuestruan 45 molotovë, të përgatitur nga protestues për të vijuar sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe punonjësve të rendit.

Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë u shoqërua me tensione dhe akte dhune. Pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, duke shkaktuar përplasje me Policinë e Shtetit. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata u zhvendos më pas para Parlamentit.

Si pasojë e përplasjeve, katër persona u lënduan, mes tyre një efektiv policie dhe tre protestues, përfshirë deputetin Luçiano Boçi dhe aktivistin Aulon Kalaja. Ata u transportuan në Spitalin e Traumës dhe gjendja e tyre u raportua e stabilizuar.

 

datën për protestën e radhës kombëtare berisha 8 maji protestë

4 Komente

  1. M
    Mandi

    Me protesta ky kerkon te mbaje te karikuar ate elektorat qe i ka mbetur rret 25%,Ky eshte ne rregull ne kushtet qe eshte, i provuari ne pushtet, nongrada dhe plak 82 vjeç kryetar opozite, me 50 deputete me roge qe i ka futur me liste, ka pushtetin e opozites me perfitimet e tij. per vete

    1. H
      Hassan Selimi

      Garnet ne proteste populli i pa live dhe I beson vetes se tij e jo komenteve , policia provokoi protesters Ne protestat qe been ne vende me demokraci Te konsoliduar digjet Parisi , Athina , Brikseli etj dhe nuk ndodhin reprezalje sic beri policia e Rames Sic duket she fat e policise se Rames Jane akoma me shkollen e policise se shtetit diktatoriale ose ato e kuptonne se jetojme ne narkodiktature . Deputeteve. gazi I ariut ju drejtiua direkt ne sy Bocit , Balliut , gazette Kalaja etj . Vetem per perdorimin e atom gazi ,MB , Freire policise duhen ndjek penalisht per krime kunder njerezimit , sipas konventave nderkombetare . Truket e policise ishin qesharake , policet qe policia contd. tek trauma , dukeshin si mundesa qe sapo kishin fitu ndeshje me tuc dhe dukeshin Te etur per krime . Dhe ambassadors Britanise se Madhe prandaj takoi retorting e policise per ti thene se or milk policia eshte e shtetit dhe jo e Rames per Te persecution kundershtaret politik Te Rames

      1. S
        Shkelzeni

        Se pari, meso te shkruash korrekt. Dukesh qe je nga VICIDOLLI i Rames, o HASSAN, sepse ne Shqip shkruhet , HASAN. dUKET QE SHKRUAN PER DICKA INTERESANTE, TE LUTEM, LUTJU NDONJE SHQIPTARI, TA PAERKTHEJ KORREKT TEKSTIN, QE TE KUPTOJME PERMBAJTJEN.

      2. p
        pamfleti

        kush flet , i dhjeri shan te dhjerin dhe populli voton ate qe dhjet me pak

        Lini një Përgjigje