TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2026, 21:43

Bllokada e BE për Shqipërinë, Dervishi përplaset me Sara Milen: Qeveri arrogante, ka ngelur gozhda e Nastradinit!

Shkruar nga Pamfleti
Bllokada e BE për Shqipërinë, Dervishi përplaset me
Lutfi Dervishi dhe Sara Mile


Çështja e integrimit të Shqipërisë ka përplasur deputeten socialiste Sara Mila dhe gazetarin Lutfi Dervishi. Gazetari këmbënguli se pengesat e integrimit të vendit nuk janë thjesht teknike, por lidhen me dinamikat politike në vend, dhe mos heqjen e imunitetit të Ballukut.

Nga ana tjetër Mila kërkoi në emisionin "Off the Record" vazhdimisht prova dhe evidenca për pretendimet e gazetarit. Dervishi e konsideroi sjelljen e mazhorancës si “arrogante”, ndërkohë që Mila theksoi se Shqipëria stacionohet pas Malit të Zi në procesin e integrimit.

Debati: 

Dervishi: Nuk është çështje teknike, kemi të bëjmë me një çështje politike. Nuk fshihemi dot pas gishtit.

Mila: Më tregoni një evidencë që tregon bllokim të negociatave, për shkak të një rasti specifik, apo për shkak të dinamikës politike në Shqipëri.

Dervishi: Ka dy lloj të ftuarish në debat, të ftuar që e dinë të vërtetën, por u duhet të aktrojnë dhe të thonë gjëra të përgatitura. Jeni dëshmitarë në kafe që është ky variant.

Mila: Unë personalisht jo, s’jam rasti.

Dervishi: Ju jeni kategoria e dytë, e njerëzve që i besojnë ato që thonë, por jo domosdoshmërisht kjo është e vërteta. Që kryeministri ka hallin e gjithë rajonit, në një kohë që kryeministri i Malit të Zi po çon vendin drejt BE-në.

Mila: Më jepni një evidencë ku BE s’e stacionon Shqipërinë të radhës pas Malit të Zi.

Dervishi: Ti nuk do ta dëgjosh. Shenjat janë të qarta, kush do të dëgjojë dhe shikojë. IBAR-i duhet të ishte hapur që në shkurt. Edhe nëse do të hapet do kesh kushtëzime të mëdha për shkak të sjelljes arrogante të pozitës për një çështje të vetme. Ajo ka ngelur gozhda e Nastradinit.

Mila: Kujt i referoheni?!

Dervishi: Këtë s’e kam për ju sepse edhe po t’ua them këtë s’do ta kuptoni dot.

Mila: Pse nuk e kuptoj?!

Dervishi: E ke të mbyllur pjesën këtej!

Mila: Më nxirrni një fakt.

Dervishi: McAllister çfarë tha për një çështje?!

Mila: Nuk e takoj kreun e PD.

bllokada e be për shqipërinë lutfi dervishi.

1 Komente

  1. N
    Nk

    Po ta jap une evidencen o buçe megafon: IBAR ishte ne plan te miratohej qe ne fillim te marsit! Po del prilli, do dale dhe maji dhe ska per tu miratu, keshtu qe pyeti pak ata qe te dirigjojne, se ty s’ia vlen te te pyesesh se ti je tallash, dru me pre, pse po vonohet miratimi?!

    Lini një Përgjigje