Tensione në Kuvend. Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar Luçiano Boçin nga seanca e sotme.
Kjo masë erdhi pasi deputetët Luan Baçi dhe Luciano Boçi dhe bllokuan foltoren. Boçi kërkoi me ngulm fjalën për replikë. Në fillim Peleshi i dha vërejtje duke e paralajmëruar që është në kundërshtim me rregulloren, më pas vendosi përjashtimin.
“Nuk mund t’ju jap fjalën pasi krijohet precedent dhe pastaj mund të spekulojnë edhe të tjerët. E morët fjalën 10 minuta dhe nuk iu është refuzuar. Sipas rregullores nuk iu lejohet për replikë”-tha Peleshi.
“Je i paturp fare”-iu drejtua Boçi-Peleshit.
Debati:
Peleshi: Nuk thatë për replikë. Ju lutem, uluni! Uluni dhe mos ofendoni! Ju tërheq vëmendjen, jepet masa disiplinore tërheqje vëmendjeje!
Boçi: Pse paragjykoni?
Peleshi: Nuk paragjykoj, në këtë pikë të rendit të ditës fjala jepet një herë. Lironi foltoren! Po shkelni rregulloren! E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar! U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje! Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren!
-5 minuta pushim!
Peleshi: Luçiano Boçin përjashtojeni nga salla! 5 minuta pushim derisa Boçi të lirojë sallën!
Seanca rifillon pas 5 minutash.
Lini një Përgjigje