TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2026, 16:20

Athina kundërshton Ramën për detin: Nuk e kemi më prioritet, faji juaj që e rrëzuat paktin e 2009

Shkruar nga Pamfleti
Athina kundërshton Ramën për detin: Nuk e kemi më prioritet,
Rama me Mitsotakis dje

Mediat greke shkruajnë se Athina nuk është shumë e interesuar për çështjen e detit dhe se nuk ka asnjë progres që rasti të shkojë në Hagë...

Athina duket se e ka lënë thatë Edi Ramën, sa i takon çështjes së detit. Kryeministri ishte dje në Greqi, bashkë me ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha dhe të dy deklaruan se është rënë dakord mes të dyja palëve për të çuar përpara çështjet e pazgjidhura. Çështja e kufirit detar është një nga çështjet kryesore të mbetura pezull. Mirëpo, mediat e Athinës flasin ndryshe.

Sipas “Protothemës”, Athina është distancuar nga deklaratat e Edi Ramës, duke mohuar në thelb narrativën rreth një marrëveshjeje të afërt për ta çuar çështjen në Hagë.

Një burim i lartë diplomatik nënvizon për median greke se, pavarësisht faktit se çështja ka qenë në axhendën e të dy vendeve për një kohë të gjatë, procesi u "ngri" kur çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe më pas marrëveshja u anulua (Marrëveshja e vitit 2009).

Ministria e Jashtme Greke thekson se diskutimi mbi delimitimin vjen nga e kaluara, por çështja ishte referuar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe aty u hoq dhe, për këtë arsye, është pala shqiptare ajo që duhet të vazhdojë me procedurat e nevojshme për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas të njëjtit burim, delimitimi i ZEE-së me Shqipërinë nuk është më ndër prioritetet e menjëhershme të diplomacisë greke, veçanërisht pas marrëveshjeve që janë arritur tashmë me vende të tjera në rajon, si Italia, por edhe zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon”, thekson shkrimi.

Sipas “Protothemës”, strategjia e Athinës përqendrohet në zgjidhjen e përgjithshme të çështjeve dypalëshe, por askush nuk po konfirmon në këtë kohë se progresi i raportuar nga pala shqiptare do të ndodhë brenda vitit 2026.

Nga pala greke, theksohet se nuk ka asnjë tekst mbi çështjet dypalëshe dhe çështjet e pazgjidhura që duhen zgjidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë, siç deklaroi zoti Rama në intervistën e tij në Forumin Delphi”, vijon shkrimi.

Dje Rama, në Forumin e Delfit, dha sinjale pozitive për këtë çështje, teksa dhe Ferit Hoxha njoftoi se është rënë dakord për të ecur para, teksa pati dhe një drekë pune me homologun grek. Mirëpo, duket se dikush gënjen në këtë mes. 

Pakti i 2009

Republika e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë, nënshkruan në 27.04.2009, Marrëveshjen 'Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse', të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Partia Socialiste e Shqipërisë i kërkoi Gjykatën Kushtetuese përmes përfaqësuesve të autorizuar të saj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Myslym Pashaj, të shqyrtonte pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Padisë ju bashkangjitën edhe Partia Social-Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia Ligj dhe Drejtësi dhe Partia G 99.

Gjykata Kushtetuese me Vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm.

Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me:

a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;

c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm". /Pamfleti

 

rama mitsotakis deti

7 Komente

  1. J
    Jeta

    Deri ketu e çoj shtetin Ramuti e Salehu?! Tani e lusin grekun, qe ti japin detin grekut. Nuk ka shtet ne bote qe toleron bastarde te tille ne krye. Vazhdoni kështu o milet, vazhdoni rrugëtimet tuaja gjithandej rrugëve te botes.

    1. S
      SHQIPERIA MADHE

      "...Kam 1 m2 shkëmb në mesdhe, është 200 km larg nga kontinenti im. A duhet të pretendoj një ujë territorial brenda një rrezeje prej 12 miljesh nga ky shkëmb?, e ke të njëjtin shkëmb pranë tij, por nuk ke të njëjtën të drejtë!" Çfarë janë këto budallallëqe? Korfuzi nuk mund të ketë 12 milje, duhet të jetë Shqipëria që ta ketë këtë të drejtë sepse kontinenti është Shqipëria, jo Korfuzi! Greqia duhet të përballet me këtë fakt përpara se të përballet me probleme më të mëdha.

      1. E
        Edi

        Ku eshte Saliu arkiteti i marrveshjes me Greqine qe ta mati ne harte ? Sot Greku tall By… me keta tanet Shtet pa Shtet ku je Xhaxhi Enver ngriu e njere nga varri tregoju kufirin se se e kane harruar Greket kur nuk guxonin ti afroheshin ndersa sot e kane harruar ku ishte kufirei Me keta qeverritare qe kemi ne mos u ndjeni se rrezik te mbetemi pa Det fare

        1. O
          Opionisti

          Mund te kemi lute midis came dhe grege ose shtator ose nentor

          1. T
            Tiku

            Ky palla, i la emigrantet shqiptare ne greqi 4 vjet pa rinovuar lejet e qendrrimit (dmth veç me letrra higjenike), a i ka thene njeri gje per kete? Amerika per 2 jete amerikanesh sakrifikoi cdo gje (dhe bravo) per mos i lene ne balte kurse ky ka lene qindrra mijera jete rob tek greku pa te drrejtat themelore, levizja e lire! Po ti çonte dhurate kolegut, ndonje ikone nga deti yne, se I do ca vende ai, mos i mderronte mendje per kto elementaret . Se deti, jan lojra tjera.

            1. P
              Populli

              Nga doli kjo çeshtja e Detit!! Pse nuk eshte permendur ndonjehere ne kohen e Enverit?! Ai ua vuri kufirin tek thana çdo armiku te brendshem e te jashtem.

              1. L
                LI

                PO SI NUK MENDOVE NJEHERE PO NJEHERE TE VETME PER KETE SHQIPERINE E GJORE PO CFARE JU KA BERE MORE HORRA PUSHTETARE QE NUK LATE GJE PA SHITUR PER NJE COP KARRIKE MALLKIMI I GJITHE POPULLIT RAFTE MBI JU O MIZERJE ASKUSH NUK E BEN KETE CFARE PO I BENI POPULLIT QE DONI TI LARGONI TE TERE EDHE SHIPERISE MOS TE NGELTE ASGJE MALLKUAR QOFSHIT.

                Lini një Përgjigje