Mbledhja e kaluar në Pallatin e Brigadave solli përplasje të forta mes Ramës dhe Spiropalit, a do të dalë këtë herë hapur ish-ministrja?
Edi Rama duket se vijon t’i mbajë nën kontroll të vetët. Pas zhvillimeve të muajve të fundit, ku Erion Braçe ka shfaqur ambicien për Tiranën dhe nuk ndal kritikat, teksa Elisa Spiropali ka dalë hapur fare kundër, Rama ka pasur mbledhje të shpeshta me grupin.
Pallati i Brigadave duket se është kthyer në “seli” të PS, pasi ka pasur mbledhje të përmuajshme. Dhe të hënën e javës që vjen grupi socialist do të ketë sërish takim aty.
Sipas informacioneve, mbledhja do të mbahet të hënën në orën 11:00, teksa do të raportojnë ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës dhe Dhukës do të përqendrohet kryesisht te Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.
Mbledhja e fundit në Pallatin e Brigadave u mbajt më 28 mars dhe në atë mbledhje pati përplasje të forta mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës.
Gjatë raportimit në atë mbledhje të shefes së Kadastrës, Spiropali ndërhyri duke kërkuar ndryshim toni ndaj deputetëve. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë ajo.
Në këtë pikë ndërhyri vetë Edi Rama. Sipas burimeve, ai iu drejtua Spiropalit me fjalët: “Ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”.
Përplasja vijoi edhe gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Teksa ajo fliste, Spiropali ka reaguar me të qeshur, ndërsa Ismaili iu drejtua: “Zonja Spiropali, nuk e di çfarë keni për të qeshur”.
Më pas, Spiropali ka deklaruar “më fal”, teksa ka ndërhyrë sërish Rama: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”
Po ashtu, edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendjeje nga Rama. Por ajo nuk i ka kthyer përgjigje fillimisht, por ka bërë disa mimika në fytyrë. Më pas i është kthyer Ramës: “Nëse ke diçka për të thënë, thuaje”. Ndërsa kryeministri i është përgjigjur: “Mos më provoko se do të nxjerr jashtë”.
Pra, në mbledhjen e së hënës e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te Spiropali, nëse do të marrë pjesë dhe nëse do t’i tregojë hapur pakënaqësitë e saj. Pak ditë më parë ajo reagoi ashpër në Facebook dhe tregoi se nuk pajtohet me situatën në parti, mirëpo qëndrimet nuk janë mbajtur brenda forumeve. Të shohim nëse e hëna do të sjellë zhvillime në kampin rozë. /Pamfleti
Kryeminister debil aty duhet te raportoje ministri i drejtesise.
Zonja Elisa eshte nje zonje e bukur ne te gjithe kuptimin e fjales dhe duhet te distancohet nga grupimi kriminal qe drejton kryeministri me i korruptuar i Europes per te cilin tashme nen betim ish anetari i bandes se Franc dhe Hajdar Copja e akuzon si urdherues vrasjesh! Vrasje keto qe mund te jene kryer edhe nga grupimi i Visit te Pojes me selam nga Ergys Agasi si psh: vrasja e Ervis Martinaj. Largohu zonja Elisa nga ky grupim sot dhe merr me vete edhe socialiste te ndershem qe nuk luajne lojen e dyfishte te skuthit si Erion Brace!