TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2026, 13:20

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Balla kërkon 1 minutë heshtje në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Balla kërkon 1 minutë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtje në nder të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

“Është jetike për respektin ndaj kontributit për shqipen dhe Shqipërinë, të vlerësojmë kontributin e akademikut, për kërkesën që në një moment të caktuar, gjatë ditës së sotme ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar që të mos ketë ceremoni institucionale. I pa harruar qoftë kujtimi i tij”, u shpreh Balla.

Ndërkohë, mësohet se Rexhep Qosja është përcjellë për në banesën e fundit në mënyrë të qetë dhe pa ceremoni zyrtare, në përputhje me amanetin e tij të mëhershëm. Familjarët kanë respektuar këtë dëshirë, duke organizuar një ceremoni të kufizuar vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Akademiku Qosja lë pas një trashëgimi të pasur në fushën e mendimit dhe kulturës shqiptare, me vepra dhe ide që pritet të mbeten referencë për brezat e ardhshëm.



Lini një Përgjigje