Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po i shmanget interpelancave dhe llogaridhënies, ndërsa tha se atë po e akuzojnë edhe si urdhërdhënës të vrasjeve.
Berisha solli në vëmendje kërcënimet që Edi Rama i bënte Ervis Martinajt, biznesmenit të lojrave të fatit, që në fushatë e paralajmëronte se ia dinte targën. Por jo vetëm kaq, Berisha ka sjellë në vëmendje edhe një tjetër akuzë, atë të Irfan Azizit, një shqiptari që kërkon azil në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të cilit Edi Rama ka urdhëruar vrasje.
“Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje. E dëgjuat ju këtë? Ka porositur vrasje.
Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan.
Ta di targën, i thoshte. E ke personale, i thoshte. Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje.
Prandaj nuk del këtu ai.
A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit? Jo. Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë. Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park. Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni.
Pse e fshihni ju Edi Ramën? Si do kaloni ju në këtë mënyrë? Cili ishte ministri i Brendshëm që ka porositur vrasje me të? Na thuaj pak se është deklaratë nën betim, është dëshmi nën betim ajo para gjykatësit.
Tani cili është se ja ku janë, ta gjejnë vetë se cili është. Si u duket ju kjo?
Nga një Irfan Azizi nga Berati. Si u duket ju kjo? A e kuptoni se keni kryetar një kryetar organizate kriminale?”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje