TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2026, 10:51

“Nga AKSHI te Thumanë-Kashar”, Kapri: 33 mln euro të vjedhura nga IPARD, paratë t’u kthehen fermerëve

Shkruar nga Pamfleti
“Nga AKSHI te Thumanë-Kashar”, Kapri: 33 mln euro të
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri

Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka ngritur shqetësim në Kuvend lidhur me anulimin e interpelancave me ministrin e Bujqësisë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë si pengesë për ushtrimin e kontrollit parlamentar.

Gjatë fjalës së tij, Kapri theksoi se fakti që disa çështje janë nën hetim nuk duhet të shërbejë si arsye për të penguar interpelancat në Kuvend.

“Për fondet e IPARD është anuluar edhe interpelancë me kryeministrin Rama për mbrojtjen et ë dhënave në lidhje me KSHI dhe Air Albania. Pra na është anuluar. Çdo projekt madhor i kësaj qeverie është në hetim. Por nuk na është lejuar interpelanca. Nuk ka logjikë që të mohohet interpelanca. Edhe për Thumanë Kashar kemi dy vite e gjysme dhe nuk bëhet. Ministri dhe qeveria duhet të japë llogari këtu. Dhe nuk mundet dot të ndalojnë parlamenti se është çështja në hetim. Ne duam të bëjmë interpelancat tona siç e vlerëson Kushtetuta”, tha ai.

Deputeti akuzoi gjithashtu qeverinë për keqpërdorim të fondeve, duke theksuar se kërkesa për interpelancë duhet të pranohet dhe të trajtohet në Kuvend.

“33 mln euro janë vjedhur dhe shpërdoruar në Shqipëri. Ish-zyrtarë të lartë të PS, familjarë që kanë marrë fonde të IPARD kanë detyrë t’i kthejnë mbrapsht. Kanë kaluar mbi një vit që fondet duhet të ishin shpërndarë dhe se nuk mund të ketë IPARD 3, pa u zgjidhur ky problem. Pa kthyer mbrapsht 33 mln euro nuk mund të ketë fonde të tjera të fermerë shqiptarë. Se çfarë do të bëjë prokuroria këtë nuk e dimë, por qeveria nuk po jep asnjë zgjidhje. Detyra e qeverisë e duhet të ishte e thjeshtë merrte paratë dhe ua jepte fermerët. Por janë shpërdoruar dhe vjedhur”, tha ai.

Lini një Përgjigje