TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2026, 08:08

Interpelanca dhe projektligje, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend dhe cila është ‘pika më e nxehtë’

Shkruar nga Pamfleti
Interpelanca dhe projektligje, çfarë pritet të ndodhë sot
Kuvendi

Seanca parashikon interpelanca me disa ministra, shqyrtim projektligjesh dhe çështje jashtë rendit të ditës

Kuvendi i Shqipërisë pritet të përfshihet nga debatet e forta në seancën e sotme plenare, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë disa interpelanca dhe diskutime mbi projektligje.

Sipas dokumentit zyrtar, në rendin e ditës përfshihet fillimisht miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme të datave 9 dhe 16 prill 2026, si dhe njoftime të ndryshme.

Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet interpelancave me anëtarë të qeverisë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, do të jetë në interpelancë urgjente me kërkesë të një grupi deputetësh të Partisë Demokratike. Interpelanca është kërkuar lidhur me KAYO, ndërsa deputetë të opozitës kanë depozituar rreth 22 pyetje sa i takon rolit të ministrit, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe çështje të sigurisë kombëtare. Kjo konsiderohet si pika më e nxehttë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit, ndërsa opozita ka premtuar se do të publikojë dokumente që do të hedhin dritë mbi atë se çfarë ndodh me kompaninë, të cilës me vendim qeverie i është ngarkuar edhe prodhimi i armatimeve.

Po ashtu, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do të përballet me një interpelancë të kërkuar nga deputetë të të njëjtit grup parlamentar. Kjo interpelancë ka në qendër të saj procedurat dhe udhëzimet sa i takon licensimeve dhe kualifikimin e mësuesve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, është parashikuar të jetë në disa interpelanca të veçanta, të kërkuara nga deputetë të ndryshëm, ndërsa edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, do të jetë pjesë e diskutimeve parlamentare përmes një interpelance.

Në vijim, do të zhvillohet edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Pjesa më e madhe e interpelancave duhej të zhvilloheshin javën e kaluar, por u shtynë për shkak se disa nga ministrat nuk ishin të pranishëm në seancë, për shkak të angazhimeve të tjera. 

Interpelanca dhe projektligje, çfarë pritet të ndodhë sot

Interpelanca dhe projektligje, çfarë pritet të ndodhë sot

Në rendin e ditës janë përfshirë disa projektligje me karakter ekonomik dhe institucional. Ndër to janë projektligji për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ai për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Gjithashtu, pritet të shqyrtohen ndryshime në ligjin për etiketimin e produkteve me ndikim në energji, ratifikimi i një konvente shumëpalëshe për lehtësimin e zbatimit të rregullave tatimore, si dhe ndryshime në ligjin për taksat kombëtare dhe atë për Gardën e Republikës.

Në përfundim të seancës, deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës.

 

kuvendi seanca kayo

Lini një Përgjigje