TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2026, 19:26

Beleri ‘mollë sherri’ mes Ramës dhe Mitsotakis? Kryeministri: Krijoi vështirësi, por kemi respekt për njëri-tjetrin!

Shkruar nga Pamfleti
Beleri ‘mollë sherri’ mes Ramës dhe Mitsotakis?
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vijon ka pranuar se çështja e Fredi Belerit ka krijuar vështirësi në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ka theksuar se dialogu mes dy vendeve vijon në frymë respekti dhe bashkëpunimi.

I pyetur për raportet me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama deklaroi se tensionet nuk kanë cenuar komunikimin mes palëve. Sipas tij, të dy liderët janë të angazhuar për të mos lejuar që mosmarrëveshjet të dominojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Ai nënvizoi se ekziston një ambicie e përbashkët që të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve të zgjidhen brenda këtij viti, duke synuar një përmbyllje të proceseve deri në vjeshtën e ardhshme.

Çështja Beleri ka qenë një nga pikat më të ndjeshme në raportet Shqipëri–Greqi, duke sjellë reagime politike dhe diplomatike nga të dyja palët. Megjithatë, Rama theksoi se bashkëpunimi nuk ka nisur nga e para, por është në vijim.

“Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, por kemi qenë gjithmonë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, pa bërë teatër. Unë e respektoj shumë për këtë. Vendosëm kohë më parë që nuk duhet t’i lëmë vendet tona të përpihen nga këto lloj zënkash. Ne duhet që njëherë e mirë të zgjidhim të gjitha çështjet që ka midis nesh. Ambicia jonë është të përfundojë brenda këtij viti dhe vjeshtën e ardhshme të përfundojnë të gjitha çështjet. Kemi një aset të madh për ne, pakica greke dhe diçka që është aset për ju, shqiptarët që jetojnë këtu dhe janë të integruar.

Nuk pres rifillim, kemi rifilluar. Presim një fund në fund të vitit, të dy shpresojmë. Po përpiqem të tregoj kujdes për të mos bërë shaka me ju sepse s’dua të trazoj këtë mjedis”, tha kryeministri.

 

edi rama

Lini një Përgjigje