TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2026, 18:57

Rama vijon të bëhet gazi i botës, mediat greke: I veshur për “një gotë” me Mitsotakis, edhe qeni u habit!

Shkruar nga Pamfleti
Rama vijon të bëhet gazi i botës, mediat greke: I veshur për
Takimi i Ramës me Mitsotakis

Mediat greke tallen me Ramën: Nuk ju ul në gjunjë Mitsotakisit, por i shkoi me atlete dhe kostum aspak serioz

Kryeministri shqiptar Edi Rama vijon të bëhet gazi i botës.

Gjatë vizitës së fundit në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen e tij joformale.

Media greke “Agrinio24” i kushtoi një artikull të posaçëm këtij detaji, duke ironizuar faktin që kryeministri shqiptar u paraqit me atlete të bardha dhe një kostum që, sipas tyre, i përshtatej më shumë një shëtitjeje sesa një takimi zyrtar në selinë e qeverisë greke. Madje titulli i artikullit është: ‘Rama i veshur për “një gotë” në Maximos në takimin me Mitsotakis’.

Rama vijon të bëhet gazi i botës, mediat greke: I veshur për

Edhe një herë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tërhoqi vëmendjen jo për qëndrimet e tij politike, por për zgjedhjet e tij stilistike. Z. Rama, nuk ju ul në gjunjë Kyriakos Mitsotakis, siç bëri së fundmi në Georgia Melonin, por shkoi i veshur me atlete të bardha dhe një kostum që dikush do ta vishte në shëtitje... Madje kërkoi falje për këtë, dhe fajësoi protokollin e tij që me sa duket nuk e kishte informuar se po shkonte në Rezidencën Maximos, pra në zyrën e Kryeministrit...”, shkruan media greke.

Rama vijon të bëhet gazi i botës, mediat greke: I veshur për

Nga ana tjetër, kryeministri grek Mitsotakis reagoi me tone miqësore, duke theksuar se e vlerëson stilin e veçantë të Ramës. “E dimë që je gjithmonë krijues në mënyrën se si vishesh dhe kjo na pëlqen”, është përgjigjur ai, sipas medias greke.

Rama vijon të bëhet gazi i botës, mediat greke: I veshur për

Në fund, artikulli ironizon situatën duke përmendur edhe qenin e pranishëm në ambientet e pritjes, si një “dëshmitar i habitur” i skenës: “Edhe Peanut mbeti i çuditur...”

Rama vijon të bëhet gazi i botës, mediat greke: I veshur për

 

rama atlete mitsotakis

4 Komente

  1. I
    Iliria

    Ne radhe te pare me veshjen njeriu tregon respektin qe ka per veten e vete. Ne nje pritje tek dikush tjeter ke detyrim te tregosh respekt edhe per pritesin. Ndersa ne rastin kur ti mban edhe nje titull shteteror ti perfaqeson vendin aty dhe ke detyrim disafish qe te jesh dinjitoz.

    1. x
      xxx

      Karagjoz politik. Tani eshte fare i shplare dhe lakuriq pata opinionit publik.

      1. çeçua

        po shqiptar edhe rama, ca prisni !! shqipua rremujen e ka ne koke, dhe jo te të tjeret.

        1. D
          Dakord

          Jeni duke përfolur kryeministrin e vendit tuaj. Brenda vendit shajeni sa të doni, por jashtë vendit keni sharë vetë Shqipërinë!

          Lini një Përgjigje