TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2026, 15:37

Përplasjet në PS, Koçi: Demokracia e brendshme është reduktuar! Braçe kandidaturë autonome për Tiranën!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në PS, Koçi: Demokracia e brendshme është
Petro Koçi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka dhënë komentet e tij lidhur me situatën brenda PS-së, duke u ndalur te debatet, përfshirë Elisa Spiropalin dhe Erion Braçen.

Koçi tha se nuk sheh një konflikt të hapur brenda Partisë Socialiste, por theksoi mungesën e oponencës dhe dobësimin e demokracisë së brendshme.

“Nuk mendoj se ka ndonjë konflikt në PS. Këtu mungon oponenca, është zeruar demokracia e brendshme në partitë politike,” deklaroi ai.

Sa i përket ambicies së Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ai e vlerësoi si një zhvillim pozitiv, duke e konsideruar atë një figurë që mund të maksimizojë votat për PS-në.

“Braçe ka qenë zë oponence në PS gjithnjë. Unë e kam përshëndetur faktin që ka shprehur ambicie për të qenë kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës. Mendoj se ai si kandidaturë e mundshme do merrte maksimumin. Në këto kushte, është kandidatura që merr më shumë. Nëse do bëhej kryetar bashkie, do ishte më autonom se çdo kandidaturë tjetër,” tha Koçi.

Ai shtoi se Braçe mund të tërheqë edhe vota kritike ndaj PS-së: “Vlerësoj se zëra kritikë ndaj PS do votonin për Erionin dhe jo për një figurë tjetër. Ndaj them se do ishte alternativë e mirë.”

Në përfundim, Koçi theksoi se Partia Socialiste ka nevojë për më shumë hapësirë demokratike dhe përfshirje të anëtarësisë në vendimmarrje.

“Është reduktuar demokracia në PS. Pushteti në parti duhet të kalojë nga të deleguarit tek anëtarësia, që të krijohet një lloj balance. Kjo do ta ndihmonte PS-në që të marrë frymë më tepër dhe të jetë më e suksesshme,” përfundoi ish-deputeti në News24.

 

petro koçi ps

Lini një Përgjigje