TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2026, 13:47

“Kryengritja më e madhe”, Berisha paralajmëron protestën e radhës

Shkruar nga Pamfleti

“Kryengritja më e madhe”, Berisha paralajmëron

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar organizimin e një tjetër proteste. Ai theksoi se PD do të vijojë përballjen me qeverinë pas zhvillimeve të fundit politike.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin Rama për dhunë ndaj opozitës dhe për përshkallëzim të situatës në vend. Ai u ndal te protesta e 17 prillit, duke e cilësuar ndërhyrjen ndaj deputetëve si një akt të organizuar.

Sipas tij, përdorimi i forcës ndaj përfaqësuesve të zgjedhur dhe qytetarëve është një tentativë për të frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të penguar reagimin publik.

Berisha bëri thirrje për mobilizim të opozitës dhe qytetarëve, duke paralajmëruar një protestë të re në vijim.

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni ynë dhe ky është më i rëndësishëm seç ishte dje, pardje, apo në çdo kohë. Nuk mund të mbyllë ai (kryeministri) afera të cilat u kushtojnë miliarda qytetarëve shqiptarë. Ndaj të përgatitemi për kryengritjen më të madhe, kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari.

Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Historinë e bëjnë guximtarët. Ndaj kryengritja e radhës duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Pas kësaj mbledhje fillojnë përgatitjet e protestës së ardhshme, datën do ta shpallim së shpejti“, u shpreh kryedemokrati.

Ai theksoi se opozita nuk do të tërhiqet përballë abuzimit me pushtetin. Teksa paralajmëroi për një protestë të madhe, Berisha nuk dha detaje për datën dhe orën kur do të mbahet tubimi.

“Ndaj të përgatitemi për kryengritjen më të madhe… kryengritja e radhës duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Pas kësaj mbledhje fillojnë përgatitjet e protestës së ardhshme, datën do ta shpallim së shpejti”, deklaroi ai.

kreu i partisë demokratike sali berisha

Lini një Përgjigje