Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua sot në Pallatin Maximos me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në fakt, kryeministri shqiptar dukej se ndihej në siklet për shkak të veshjes së tij, duke i thënë zotit Mitsotakis se nuk e priste një pritje kaq “zyrtare” në Pallatin Maximos.
Ai shtoi gjithashtu se “shpreson” që media greke të mos e perceptojë veshjen e tij të përditshme “ndryshe”, por si “mungesë informacioni të mirë tprotokollit”.

"Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im.", i tha konkretisht Edi Rama Kryeministrit grek para kamerave.

Nga ana e tij, Kyriakos Mitsotakis u përgjigj: “Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë shpikës në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen.”

Lini një Përgjigje