Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e kësaj të mërkure, më 22 prill, me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë.
Më tej Rama pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se po punon me homologun grek për të zgjidhur çështjet e mbartura mes dy vendeve, ndërsa shton se këtë vit do të dalin me një marrëveshje të re partneriteti.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama.

Ky takim, vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, ku Brukseli ka vendosur kushte të qarta për mbylljen e kapitujve të anëtarësimit.
Lini një Përgjigje