
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sekuestrimin e pasurive nga SPAK ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt, duke renditur asetet dhe duke ngritur akuza për përfshirje të personave të tjerë në këtë çështje.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha theksoi se, sipas tij, në hetime mungon përmendja e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, për të cilën pretendon se ka rol drejtues në këtë çështje.
“Mungon nr 1 i grupit Linda Rama. Asnjë fjalë për Armand Frangun, pengjet janë marrë kryekëput për familjen Rama që askush të mos i përzihet Ramës në kopshtin e tij privat. Gerond Meçe denonconte dhe është i regjistruar, Linda Ramën si përcaktuese të fitimit të tenderave në AKSHI. Dosja nuk u zhduk siç donte Rama, mbeti aty por nuk është bërë anosje veprim. Mirlinda e gjora e varfra e Ramës, në vetëm një shishe ka marrë të futura rryshfet 200 mijë euro”, tha ai.
Berisha ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi hetimet, duke pretenduar se nuk ka pasur veprime të plota ndaj të gjithë personave që, sipas tij, lidhen me këtë çështje.
O CAR, i CARAVE, mbylle halen, fol per vete , cfare do besh , se per cfare ke bere jane aq shume sa edhe nuk te kujtohen.