TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2026, 14:17

SPAK i sekuestroi pasuritë, Berisha: Ergys Agasi lëvizte i shoqëruar me makina policie

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i sekuestroi pasuritë, Berisha: Ergys Agasi lëvizte i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj aksionit të SPAK për sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 40 milionë euro, duke ironizuar deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama dhe duke hedhur akuza për raste të tjera.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal fillimisht te ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke kundërshtuar publikisht pretendimet për mungesë pasurie.

“Për pasurinë e të gjorës Mirlinda Karçanaj, e cila sipas avokatit të saj Edi Rama, as makinë nuk ka dhe as nuk dinë t’i japë. Sipas hetimit paraprak, rezulton se Mirlinda apo prestonomi i Lindës së Surrelit ka apartament në rrugën Dervish Hima, pasuri në rrugën e Kavajës tjetër apartament, në Qerret vilë, një tjetër s’po gjejnë se e kujt është ajo e Palasës. Ka edhe një ullishte 1500 metër katrorë ka edhe autoveturë se Rama thoshte nuk ka as autoveturë. Më duket se këtë e ka dhuratë nga Rama prandaj ku e dinte ai që nuk ka. Llogari bankare në BKT dhe një sërë llogarish në OTP Bank. Kjo është e gjora e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Në vijim, ai u ndal te rasti i Ergys Agasit, duke bërë një akuzë të drejtpërdrejtë për mënyrën e lëvizjes së tij.

“Shumë të tjera i kanë kursyer Ergys Agasit që më 19 prill lëvizte i shoqëruar me dy makina policie. Pasuritë e tij konfiskohen 3-4 muaj pasi është shpallur në kërkim”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur SPAK ka intensifikuar hetimet dhe sekuestrimet ndaj pasurive të dyshuara, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga personat e përmendur.

berisha pd ergys agasi mirlinda karçanaj

Lini një Përgjigje