Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ferit Hoxha zhvilluan takime në Athinë me palën greke, ku duket se është diskutuar edhe për çështjen e kufirit detar. Sipas deklaratave zyrtare, palët kanë rënë dakord të ngrenë një grup pune për të adresuar çështjet e mbetura pezull dhe për të avancuar negociatat drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.
Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Ferit Hoxha, duket se e kanë “mbyllur” pazarin me Greqinë për çështjen e detit.
Kryeministri Rama u prit sot nga homologu Mitsotakis, teksa një takim dhe një drekë pune kanë pasur ministrat Ferit Hoxha dhe George Gerapetritis, ku duket se është folur për çështjen e kufirit detar.
Edhe pse ministri Hoxha nuk e përmend fiks, në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se ata kanë rënë dakord të ngrenë një grup pune për të mbyllur çështjet e mbetura pezull. Çështja e vetme pezull është ajo e kufirit detar. Palët kanë rënë parimisht dakord ta dërgojnë në Hagë rastin, por kjo gjë nuk është arritur. Me të ardhur Ferit Hoxha në këtë post, duket se janë riaktivizuar negociatat.
“Nisur nga takimi i mbajtur më herët sot në Athinë midis Kryeministrave tanë, ne riafirmuam angazhimin e përbashkët për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh në një frymë besimi të ndërsjellë, fqinjësie të mirë dhe partneriteti strategjik, të ankoruar fort në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane dhe solidaritetin e Aleatëve të NATO-s. Për këtë qëllim, ramë dakord të angazhohemi në mënyrë aktive dhe konkrete në të gjitha nivelet, me ekipe të dedikuara, për të adresuar çështjet e pazgjidhura dhe për të punuar drejt zgjidhjeve të balancuara dhe të qëndrueshme në interes të të dy vendeve tona dhe qytetarëve tanë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dypalëshe”, shprehet Ferit Hoxha.
Duhet theksuar se Ferit Hoxha është me përvojë në këtë fushë, pasi është një nga arkitektët e marrëveshjes së detit me Greqinë, e firmosur në kohën e Sali Berishës.
Ajo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese 9-0 dhe grupi nismëtar u vendos nën hetim nga prokuroria, por Adriatik Llalla në atë kohë i bëri qokën Berishës, duke pushuar hetimet, edhe pse Greqisë i ishte falur territor shqiptar. Ferit Hoxha në atë kohë ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociator, pra përgjegjësi kryesor pas Lulzim Bashës, i cili firmosi marrëveshjen.
Që kur u emërua ministër, pati dyshime se ai do të përdorej këtë herë nga qeveria socialiste po për të njëjtën gjë, për të mbyllur marrëveshjen e 2009-2010 që u rrëzua nga Gjykata. Dhe sot janë dhënë sinjalet e para. /Pamfleti
Ne i gjithe kombi shqiptar nuk lejojmë te cenohet asnje cm katror e tokës dhe detit shqiptar. Kete Le ta dije Ramuti, Salehu, Hoxhoviqi dhe gjithe silloji i bastarde sikur keta! Kujdes se durimi po soset dhe kupa eshte gati te mbushet!
Frtid Hoxha eshte qelbesira me è madhe e Shqipris pas Rames Ferid Hoxha punon per sherbimet franceze e greke Gezim Hoxha vëllai I Ferid ka be biznese dhe Akshi , Durana, ai pjes e grupit kriminal e ka be afersia e Ferid lepirsit spiun me Ranen qe e mban peng se ia din horrlliqet dhe e ka vegel për detin