TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2026, 21:06

“Të ndryshojmë rregullat e lojës”, Shehi për reformën zgjedhore: Nuk shoh gjë të keqe edhe po të bëhen 100 deputetë!

Shkruar nga Pamfleti
“Të ndryshojmë rregullat e lojës”, Shehi për
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur lidhur me reformën zgjedhore dhe bisedimet me Sali Berishën, duke theksuar nevojën për ndryshimin e rregullave të procesit zgjedhor përpara çdo diskutimi tjetër politik.

Shehi u shpreh se thelbësore është krijimi i një gare të barabartë që në nisje, pasi sipas tij, nëse rregullat janë të padrejta, rezultati i zgjedhjeve ndikohet që në fillim. Ai tha se është është dakord edhe që nga 140 deputetë të bëhen 100.

“Të ndryshojmë njëherë rregullat e lojës, pastaj se çfarë lojtarësh do zbresin në fushë dhe çfarë uniforme do të kenë është tjetër punë, por nëse nuk hyjmë të barabartë në një fushëbetejë, që në fillim fare zgjedhjet marrin një rrugë siç e kanë marrë në këto vite. Nuk kam ndonjë paragjykim për numrin e deputetëve, më intereson mënyra se si zgjidhen deputetët, se nga një proces elektoral, del një derivate politik. Nëse që në fillim ke vendosur rregulla të shtrëmbta, ku ky lloj produkti del, është paragjykuar që në fillim. A duan 140, apo 100 deputetë, s’jam kundër kësaj. Edhe po të bëhen 100 deputetë nuk shoh gjë të keqe, por mënyra si do zgjidhen deputetët kjo më intereson më tepër. Kjo që kanë bërë është rrugë e mire, uroj që të shkojë përpara. Ky është proces. Koha tregoi që kjo formulë zgjedhore që kemi përdorur ishte e gabuar”, tha Shehi në emisionin “Off the Record”.

 

 

 

dashamir shehi reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje