Pas rrëzimit të interpelancës së kërkuar nga opozita me Ministrinë e Bujqësisë, Tomor Alizoti reagoi në seancë plenare duke ngritur shqetësimin për mungesën e përfaqësimit dhe përgjigjeve ndaj problemeve të sektorit.
Gjatë fjalës së tij, ai e konsideroi të domosdoshme praninë e ministrit në Kuvend për të sqaruar politikat dhe situatën në bujqësi, duke e cilësuar këtë sektor si pjesë të rëndësishme të ekonomisë.
Alizoti theksoi se institucionet duhet të funksionojnë përmes përballjes politike dhe debatit parlamentar, ndërsa kërkoi që, nëse ministri aktual nuk paraqitet, të caktohet një përfaqësues tjetër që të japë shpjegime për qytetarët.
“Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën nuk ka sens politik. Politika është përballje Ai që është ministër duhet të japë skemën e tij politike për Bujqësinë. Është hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Edhe nëse ligji e paska parashikuar që ai është në hetim dhe nuk mund të flasë gjeni një ministër tjetër që t’i përgjigjet shqiptarëve për hallet e tyre. Ç’kuptim ka parlamenti, vërini drynin dhe lëreni, parlamenti është debat. Gjeni një ministër që di të flasë që e di çfarë është Bujqësia…”, tha ai.
Lini një Përgjigje