Në një seancë interpelance në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, u përball me kritikat e tre deputetëve të opozitës lidhur me situatën në sistemin shëndetësor, veçanërisht për shërbimet laboratorike dhe trajtimin e pacientëve onkologjikë. Por ministrja që duhet të ofrojë zgjidhje emergjente për këtë kategori pacientësh, pasi ccdo vonesë rrëzikon jetët e tyre, ka zgjedhur të flasë për planet e së ardhmes.
Deputeti demokrat Bardh Spahia ngriti shqetësimin për ndërprerjen e analizave laboratorike pas datës 20 të çdo muaji në spitalet publike, duke e lidhur këtë me mungesën e fondeve në koncesionin e laboratorëve. Sipas tij, kjo situatë është e përsëritur prej vitesh dhe prek 19 spitale publike, përfshirë edhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Spahia theksoi se kufizimet e vendosura nga koncesionari rrezikojnë edhe kryerjen e analizave emergjente, ndërsa pacientët detyrohen të paguajnë nga xhepi për të marrë shërbim. Ai shtoi se mbi 60% e fondit prej 13 miliardë lekësh është shpenzuar, ndërsa shërbimi, sipas tij, mbetet i mangët.
Nga ana tjetër, deputeti Kliti Hoti ngriti shqetësime për mungesën e barnave në Onkologjik dhe për vështirësitë që hasin pacientët në trajtim. Ai solli shembuj konkretë të pacientëve që, sipas tij, janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit apo përballen me vonesa për shkak të mungesës së medikamenteve.
Ministrja Evis Sala hodhi poshtë akuzat për mungesë barnash, duke deklaruar se aktualisht në QSUT nuk mungon asnjë ilaç. Ajo bëri të ditur se buxheti për barnat në vitin 2026 është 19.5 miliardë lekë, me një rritje prej 1.5 miliardë lekësh të dedikuar për onkologjinë.
Sipas ministres, është zgjeruar lista e barnave onkologjike dhe është dyfishuar kapaciteti i kimioterapisë ditore. Ajo theksoi gjithashtu se nuk ka pasur rritje të çmimeve të barnave.
Në përgjigje të kritikave, Sala njoftoi planin për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve dhe krijimin e një rrjeti kombëtar onkologjik. Sipas saj, ky model synon të vendosë pacientin në qendër të sistemit, duke përmirësuar koordinimin mes institucioneve dhe cilësinë e trajtimit.
Instituti pritet të funksionojë si qendër reference për onkologjinë, të zhvillojë kërkimin shkencor dhe të bashkëpunojë me institucionet akademike brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ai do të koordinojë shërbimet onkologjike në nivel kombëtar.
Sot Shendetsia ne ditet me te veshtira ne hitorine e saj Sot medikamentet mungojne ne Spital ne fakt ka ne Farmaci por duhet ti blesh Sot Analiza nuk behen me pas dates 20 nese do ti besh duhet ti vesh ne privati Sot ne Spital nese nuk paguan nuk te perk njeri me dore lekat e taksa paguesve jane gllaberuar nga PPP e Shendetsise dhe Diçka te fundit nese nuk kini lek merrni borxh apo ndonje kredi nese nuk doni te Vdisni .