TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2026, 19:13

“Tritan, 70 vjeç dhe bën këto gjëra, turp!”, Balla përplaset me PD-në: Do ta votoni ligjin e integrimit apo jo?

Shkruar nga Pamfleti
“Tritan, 70 vjeç dhe bën këto gjëra, turp!”,
Taulant Balla

Seanca parlamentare është shoqëruar me tone të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku në qendër të debatit ishte projektligji “për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve”, pjesë e procesit të integrimit europian.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua drejtpërdrejt deputetëve demokratë, duke kërkuar një qëndrim të qartë lidhur me votimin e ligjit. Ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e opozitës, duke theksuar se në komision projektligji është votuar kundër nga përfaqësuesit e saj.

Do ta votoni këtë ligjin apo s’do ta votoni?”, u shpreh Balla, duke shtuar se opozita duhet të jetë konsistente me deklaratat e saj për mbështetjen e ligjeve që lidhen me integrimin europian. Sipas tij, roli kryesor i deputetëve është ligjvënia dhe përjashtimi nga proceset e përafrimit të legjislacionit përbën problem.

Ca problemi keni me këtë ligjin apo kot? Të jemi korrektë. Keni thënë që kur bëhet fjalë, të paktën në Bruksel se këtu e dridhni, kur bëhet fjalë për ligjet e integrimit, jemi gati. Dy veta kanë thënë s’e votojmë. Të paktën të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Si detyrë të parë kemi ligjvënien. Nëse përjashtoni veten nga ligjet e përafrimit të legjislacionit... në komision e keni votuar kundër, ky është fakt. Për ta konkluduar, mendoj që deri në momentin kur do të votojmë se dëgjova që kishte revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja, nuk e meriton këtë turp PD”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla kritikoi gjithashtu qëndrimet e Partisë Demokratike edhe për çështje të tjera, përfshirë reagimet lidhur me një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja. Ai e cilësoi të papranueshëm çdo qëndrim kundër pjesëmarrjes në një akt të tillë nderimi.

Debati u zgjerua edhe në politikën e jashtme, ku Balla iu përgjigj deklaratave të deputetit Tritan Shehu për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Barcelonë. Ai kritikoi ashpër komentet e bëra ndaj liderëve ndërkombëtarë, duke i konsideruar të papërshtatshme dhe të dëmshme për imazhin e vendit.

Të paktën, për gjërat e rëndësishme të Shqipërisë, nuk mund të çohet një njeri që për fat të keq ke qenë ministër i Jashtëm dhe të thuash ato që the. Të sulmosh zv/kancelarin gjerman, kryeministrin e Spanjës, PD italiane, mos i bëj këto gjëra tani se është turp. 70-80 vjet sa ke dhe vjen e flet gjëra të papërgjegjshme! Kur shkoi kryeministri te Trumpi, bërtisnit pse shkoi te Trumpi, po atë ç’e kishit?”, tha Balla.

Sipas Ballës, Shqipëria gëzon aktualisht një nivel të lartë respekti në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai përmendi edhe organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në vendin tonë, duke e cilësuar si një ngjarje me rëndësi të veçantë globale.

shehu balla

Lini një Përgjigje