Deputeti Saimir Korreshi ka ngritur në Kuvend shqetësimin për mungesën e ilaçeve në spitalin e Lushnjës. Korreshi deklaroi se sipas të dhënave zyrtare mungojnë 13 medikamente, por theksoi se problemi është më i thellë. Ai lidhi situatën me moszhvillimin e procedurave të prokurimit, duke përmendur konkretisht mungesën e tenderit për vigonat.
“Në Lushnje thonë mungojnë 13 medikamente, por nuk është hedhur tenderi për vigonat. T’ju jap unë listën e medikamenteve, jo që mungon, por asgjë nuk ka! Të të hanë qentë, nuk ka tetanoz, tërbohesh!”, deklaroi Korreshi në Kuvend.
Deklarata e tij lidh mungesën e barnave me rrezikun për trajtimin e rasteve urgjente, duke përmendur konkretisht mungesën e vaksinës kundër tetanozit në rast kafshimi.
Lini një Përgjigje