TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 13:28

“Zhduken 13 mijë faqe nga Kadastra”, Berisha: Prona të tjetërsuara, Ergys Agasi përfiton mijëra hektarë

Shkruar nga Pamfleti

“Zhduken 13 mijë faqe nga Kadastra”, Berisha: Prona të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta lidhur me të dhënat e Kadastrës. Ai deklaroi se mijëra faqe janë zhdukur dhe se titujt e pronësisë janë tjetërsuar në mënyrë abuzive.

Berisha tha se bëhet fjalë për rreth 13 mijë faqe të zhdukura, ndërsa gjatë procesit të digjitalizimit, sipas tij, janë zhvendosur dhe ndryshuar pronësi të shumta.

“Këta mafiozë kanë lëvizur vendndodhjen e pronës së tyre. E kanë pasur ngjitur me shtëpinë, ia kanë çuar në majë të malit, dhe ia kanë marrë këtë që ishte afër shtëpisë. Ajo që është bërë me Kadastrën, s’është bërë asnjëherë deri më sot. E ka bërë Rama me Ergys Agasin. 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra dhe në digjitalizim janë transpozuar mijëra tituj”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu për përfitime të paligjshme nga prona publike dhe private, duke përmendur emra konkretë.

“Ergys Agasi është pronar i dhjetëra mijëra katrorë pyje e ara duke tjetërsuar pronësi dhe duke i plaçkitur ato. Pra, këto janë aferat për të cilat shqiptarët s’do të pajtohen kurrë”, deklaroi ai.

Berisha e lidhi këtë çështje edhe me zhvillimet politike dhe raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, duke shtuar se opozita do të vijojë denoncimet.

“Këto janë shfaqet e vërteta se pse në Bruksel diskutohet për Shqipërinë dhe çdo javë shtohen kushtet. Opozita është zëdhënësja juaj, e interesave jetike tuaja. Thotë gjithmonë të vërtetën. Sulmet që bëhen ndaj opozitës, nga mafioze të qeverisë, kanë vetëm një synim, mbrojtjen e plaçkitjeve që ju bëhen juve qytetarëve shqiptarë, shkatërrim dhe vjedhje dhe në fakt largimin tuaj nga Shqipëria. Ditën e premte në datën 8 maj e gjithë Shqipëria në Tiranë”, tha ai.

kreu i partisë demokratike sali berisha

2 Komente

  1. L
    LIRIA

    O Plera e Plerave, si ato grate e liga, vetem ti mos fol, por edhe nese , fol cfare katraurash ke bere dhe per te humbur kohe, cfa re do besh, se dhe ashtu, nuk te beson askush, as une, se na nxive faqen.

    1. A
      Argjita Dhipi

      Ti mor tradhetar , i dogje

      Lini një Përgjigje