TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 19:19

Mesazhi ku Ferit Hoxha quan “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, reagon Ministria e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi ku Ferit Hoxha quan “idiotë” shqiptarët e
Ministria e Jashtme

Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi ka reaguar lidhur me mesazhin e shpërndarë, ku pretendohet se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonia e Veriut.

Reagimi vjen pas publikimit të një bisede nga deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi ku sipas tyre, Hoxha i referohet shqiptarëve atje me fjalë denigruese.

Ministria e Jashtme thekson se materiali i publikuar “nuk ka asnjë lidhje me realitetin” dhe se komunikimi i paraqitur është i sajuar.

“Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është paqenë.

Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.

Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.

Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme.”-thuhet në reagimin për A2 CNN.

 

ministria e jashtme ferit hoxha

Lini një Përgjigje