TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 20:41

“Dy metra gënjeshtar”, Lapaj thirrje Ramës: Zeroje tvsh-në për produktet e shportës ushqimore

Shkruar nga Pamfleti

“Dy metra gënjeshtar”, Lapaj thirrje Ramës: Zeroje

Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, në një reagim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të miratojë pa vonesë propozimin e bërë nga kjo forcë politike për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore.

Sipas Lapajt, kjo do të bënte që ccmimet e shportës të uleshin me 20%, aq sa vlera e TVSH-së, nëse do të zerohet.

Reagimi i Lapajt vjen në një kohë kur “Shqipëria Bëhet” ka depozituar në Kuvend një projektligj për të hequr 20%-shin e tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e shportës ushqimore.

"Dy metra gënjeshtar! Ka plot 13 vite që ka ardhur në pushtet me këtë premtim dhe nuk e ka mbajtur. Ndaj ne e sollëm të gatshëm projektligjin për heqjen e 20% tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e shportës ushqimore.

Dhe konkretisht për vezën, për bukën, për qumështin, për miellin, për orizin,etj. Edi Rama votoje, pasi ke sot tatimin mbi vlerën e shtuar më të lartë në rajon për ushqimet e shportës", thotë Adriatik Lapaj.

Në këtë kuadër ai ka publikuar edhe vlerat e TVSH-së për produktet ushqimore në vendet e Rajonit, ku Shqipëria e ka 5 herë më të lartë se Italia dhe 7% më shumë se Greqia.

"TVSH-ja për ushqimet e shportës bazë në vendet e rajonit është dukshëm më e ulët se në Shqipëri:

Në Shqipëri 20%
Në Kosovë 8%
Në Serbi 10%
Në Mal të Zi 7%
Në Maqedoninë e Veriut 0-5% në varësi të produkteve
Në Itali 4%
Në Greqi 13%.

Në çdo fushë ku flitet për qytetarin ne jemi dukshëm më keq se të gjitha vendet e tjera", shkruan Lapaj.

 

lapaj shqiperia behet rama

Lini një Përgjigje