Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë, më 25 prill, një takim me fermerët në Dibër.
Mes të tjerash, ai ka folur edhe për Paketën e Maleve ku iu drejtua kryetarit të bashkisë Rahim Spahiut duke i thënë se mos ta marrë mundimin të rikandidojë nëse nuk mundëson hapjen e 10 agroturizmave në Dibër.
“Nuk është më problemi tek paratë, problemi është tek aplikimi. Për pak muaj do të firmosim me bankat. Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkiave. Ua kam thënë, e dua shumë Rahimin, është dibran i mirë, ka ardhur këtu për të shërbyer pasi ishte në bankë, por ia kam thënë se po nuk bëtë 10 agroturizma, mos hajde të kandidoni më sepse bashkitë nuk janë më vetëm për rrugë.”, tha Rama duke theksuar se 500 fituesit e parë që do marrin lejen do të jenë pa asnjë taksë.
Në takim i pranishëm është edhe deputeti socialist Ulsi Manja, i cili mes batutash u shpreh: “Sa herë të vijë në Dibër dhe sa herë të na jepet mundësia për ta falënderuar, nuk është asnjëherë e tepërt.”
Ai i konsideroi fermerët më “Duarartët dhe njerëzit më të zotët e Dibrës!”.
Kjo vizitë e Ramës në Dibër zhvillohet në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ndërsa diskutimet fokusohen mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e këtij sektori, ku duhet të arrihet një standard i përgjithshëm prodhimi për tregun e BE-së.
Lini një Përgjigje