TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 12:17

Berisha sulmon mazhorancën: Ai që agresoi Albanën në Kuvend, ka porositur vrasje

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon mazhorancën: Ai që agresoi Albanën në Kuvend,
Berisha dhe Albana Vokshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën dhe përfaqësues të saj për sulme ndaj opozitës, duke përmendur raste të presionit politik dhe tensioneve në Kuvend, ndërsa shtoi se situata aktuale për gratë dhe vajzat në vend është e vështirë.

Berisha pretendoi se ndaj opozitës po ushtrohet një fushatë e qëllimshme politike dhe institucionale për ta dobësuar atë. Ai theksoi se këto zhvillime përbëjnë një rrezik për funksionimin normal të demokracisë në vend.

“Falenderoj Albanën dhe të gjithë ju për temën që keni përzgjedhur. Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo kohë, por në kohërat më të vështira kjo merr dhe rëndësi më të madhe. Ne jetojmë, të dashur miq, në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën. Ne jetojmë në një regjim i cili nga mëngjesi gjer në darkë ka në axhendën e tij luftën aprincipiale, luftën e egër kundër opozitës dhe drejtuesve dhe eksponentëve të saj. Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht, nga banditët e kësaj qeverie, jo vetëm banditët në terren, por banditët në parlament, sepse kushtet tona këto janë. Ai që agresoi Albanën në parlament dhe që quhet Taulant Balla, ai është një porositës vrasjesh me dokumenta zyrtare.

Ai person që sot kryeson grupin e Partisë Socialiste dhe që qarkullon si përfaqësues i kësaj pseudo-mazhorance nëpër botë, ai është një person i cili në dosje gjyqësore figuron se ka porositur vrasje dhe se kjo dosje gjyqësore është eliminuar, është shkatërruar me vendim gjykate dhe prokurori për ta mbrojtur atë. Nuk është vetëm një rast, po aty brenda tij janë disa raste. Atëherë, a mund të më thoni mua ju, ka një dallim midis atij xhahilit që agresuan Albanën dhe vajzën e saj në tek qendra e votimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që e agresoi në sallën e parlamentit? Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se cilat janë sot kushtet e vështira, shumë të vështira për motrat, nënat, vajzat dhe gratë shqiptare. Nuk ndalem pastaj dhe te fakti tjetër që Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë.,” tha Berisha.

 

berisha sulmon mazhorancën vokshi balla

1 Komente

  1. K
    Kju

    Ky nuk di as te flase.. "Agresoj, frymoj etj etj" jo po ushqimoj, bertasoj

    Lini një Përgjigje