Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, e organizuar nga PD hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se Rama se e ka shndërruar vendin në narkoshtetin e parë në Evropë dhe botë dhe u ka hapur “derën” bosëve më të mëdhenj të drogës.
“Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Evropë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministrave, i cili ka të përsëritura sekuestra të idiaminit në mbledhjet e qeverisë. Por ai me atlete të bardha dhe manjerizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë ndërkohë që është mizogen i pamëshirë dhe i padenjë për asnjë post.
E gjithë kjo, të gjithë këto rrethana, ky regjim autokratik, i cili ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, i cili ka shndërruar dhe ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Bosët më të mëdhenj të karteleve më të mëdha të drogës në botë si të Sinaloas e kanë derën e hapur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë sepse lajnë paratë e tyre me preferencë në këto kullat e famshme dhe resortet turistike. Mbrëmë folëm për Dubai City-n e 1001 netëve në Durrës, i merr portin vendit dhe ndërton me kartelet e drogës me Franc Copjan, e morët vesh që ndërtimet kanë filluar të fundosen se janë të gjitha para droge.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje