TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 14:37

Berisha akuza Salianjit: Je me PS, dreka e darka me Ergys Agasin dhe Oltion Bistrin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza Salianjit: Je me PS, dreka e darka me Ergys Agasin dhe Oltion
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se rikthimi i tij në drejtimin e PD-së erdhi për të shmangur, kontrollin e partisë nga ndikimi i qeverisë dhe për të ruajtur pavarësinë e saj politike.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha sulmoi ish drejtuesin Lulzim Basha, ndërsa më pas u ndal edhe te Ervin Salianji, duke thënë se ka të njëjtin fat si Basha. Sipas Berishës, Salianji është një misionar i Partisë Socialiste që ka përfunduar në “krahët e Taulant Ballës”.

Ai përmendi dreka e darka që, sipas tij, Salianji hante me Ergys Agasin.

“Ti Ervin nuk duhet të bësh një deklaratë të tillë. Ti Ervin nuk duhet të bësh një deklaratë të tillë për mendimin tim, sepse merr përsipër fajësinë, kurse ti për ne je i burgosur politik. Ne kemi arritur dhe në dokumente ndërkombëtare të të sanksionojmë si të burgosur politik. Dhe të mbetet, karriera është e gjatë. Mirë tha. Iku, pas një jave erdhi. Më liruan, u lirova mirë. Çfarë bëre me të? Jo, nuk ma kërkuan më. Tani e kuptove vetë, se ja kërkuan, s’ja kërkuan më. Për ta nderuar, prit, për ta nderuar, e kooptuam pa asnjë lloj, thjesht për ta nderuar në kryesi të partisë. Gjatë të gjitha mbledhjeve të kryesisë, ai nuk ka shtruar në mënyrë absolute asnjë problem, Halim. Asnjë problem. Pasi u publikua raporti, unë bëra mbledhjen e kryesisë. U them anëtarëve të kryesisë, tani duhet të kalojmë në aksion dhe ky e mbështet plotësisht këtë qëndrim. E thërras një ditë mbrapa dhe i them, çfarë mendimesh ke ti për këto? Unë tha, jam dakord. Se i thashë të fillojmë protestë, një protestë te kryeministria, një tjetër të madhe, këto, ishte dakord. Dhe pas kësaj, pa thënë asnjë fjalë, ai doli veçmas, mashtroi, vërtetë një grup njerëzish ishin të votuar shumë mirë dhe shkuan ata, e shkuan me pi kafe për akte miqësore, si një gjest miqësor, por e panë që qëllimi ishte pak i errët. Vazhdojmë pak më tutje.

Çfarë bëri? Verën e kaloi me Ergys Agasin në dreka dhe darka. Në një kohë kur unë Ergys Agasin e kisha sulmuar me qindra herë si koordinator i karteleve të drogës. Tani, shkoi në Durrës dhe mblodhi, kë mblodhi? Eksponentë të Partisë Demokratike që tradhtuan Partinë Demokratike duke mos punuar absolutisht asnjë ditë në fushatë, apo që punuan për Partinë Socialiste, me fakte. Unë i thashë, kjo veprimtari është jashtë Partisë Demokratike, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike.” tha Berisha.

 

berisha akuza salianjit

1 Komente

  1. K
    Kju

    Shpifjet e Sales.. U lodhem 30 vjet. Ligesi katunaresh

    Lini një Përgjigje