TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 14:54

Asambleja e PS në Dibër, Rama tregon "forcën": Kemi mbi supe 83 mandate

Shkruar nga Pamfleti
Asambleja e PS në Dibër, Rama tregon "forcën": Kemi mbi
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste në Dibër, pasi më herët zhvilloi edhe një takim me fermerët e zonës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te pesha politike e mazhorancës, duke theksuar se ajo mban 83 mandate, ndërsa vlerësoi si të rëndësishme edhe tre mandatet e fituara në këtë qark, që sipas tij përfaqësojnë një rezultat domethënës për zonën.

Ai foli edhe për Rrugën e Arbrit, duke theksuar se projekti tashmë është përfunduar dhe ka nisur të japë ndikime konkrete në zhvillimin ekonomik dhe lokal. Sipas Ramës, në zonën e Peshkopisë është rritur vlera e pronave dhe interesi për ndërtim.

Kryeministri shtoi se Dibra po afrohet gjithnjë e më shumë me Tiranën, duke e cilësuar si një “zonë të gjelbër” pranë kryeqytetit, ndërsa theksoi se proceset e zhvillimit në vend vijojnë dhe objektivi kryesor mbetet integrimi europian.

“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cialt kanë të gjitha vlerën e tyre. Dua t’ju them që 3 mandatet fituese të këtij qarku, janë 3 mandate që shkëlqejnë jo thjesht si 3 mandate, po për rezultatin që përfaqësojnë, një rezultat spektakolar. Rruga e Arbrit, nuk është më projekt apo premtim, por vepër që i takon mandatit që lamë pas. Sot, janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka, kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi, sot janë rritur. Kam besim se këto vite, do jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone. Jam i bindur se një tendencë do shfaqet edhe këtu. Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim. Misioni ynë kombëtar si socialistë, që është misioni për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Europës, janë në fazën finale”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje