TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 14:59

Integrimi në BE, Rama sulmon opozitën: Llumi e gënjeshtrat nuk e ndalin PS të shkojë përpara

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në BE, Rama sulmon opozitën: Llumi e gënjeshtrat nuk e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Dibër, ku foli për organizimin në sektorin bujqësor dhe te ecurinë e vendit drejt integrimit europian.

Rama u ndal te procesi i integrimit dhe standardet që lidhen me sigurinë ushqimore, duke kërkuar angazhim më të madh nga strukturat e partisë dhe mbështetësit, teksa nuk i kurseu sulmet për opozitën.

“Ky është misioni i PS për të çuar Shqipërinë, në drejtimin e duhur. Kjo është fazë që kërkon kuptim të drejtë për atë se çka na pret. Ndaj është e rëndësishme që të futemi te dera e Europës, të bekuar apo mallkuar, siç do te jetë atë ditë. Tani është një afat i prekshëm me sy dhe të mos ketë siguri ushqimore dhe të ketë produkte që janë pa standarde.

Kjo kërkon angazhim dhe siguri të madhe nga të gjithë. Ne jemi në kushtet ku si PS kemi forcuar forcën tonë, jemi hegjemone, pasi vetëm PS mund ta kryejë këtë mision kombëtar. Asnjë forcë tjetër pseudopoitike se ka kapacitetin ta bëjë këtë nëse se bën PS. Duhet të refuzoni baltën dhe llumin që ngrihet çdo ditë e natë kundër nesh. Duhet të jeni gati për t’i kthyer përgjigje atyre helmeve që vinë dhe shpërndahen në ajër, përmes çdo tenxhereje.”, tha ai.

Takimi u përqendrua edhe te raporti me opozitën, të cilën Rama e kritikoi për qëndrimet ndaj procesit të integrimit dhe për mënyrën e artikulimit të akuzave në adresë të qeverisë.

Ai kërkoi mobilizim nga strukturat socialiste për t’iu përgjigjur këtyre qëndrimeve në terren.

"Kjo gjë i çon në verbëri, e në gjëra që janë shumë të vështirë, në mos të amundura për tu kuptuar se si mund të degradojë njeriu publik që ka diçka sado të vogël në dorë qoftë edhe një penë, një mikrofon, edhe mundësinë për të shkruar apo nxjerrë fytyrën në një portal. Në pikën që t’i turret vendit të vet jo ne. Po iu them që më ndodh dhe nuk di ca të them po ndihem keq pavarësisht se nuk më drejtohet mua apo ju, kur miq të huaj më thonë ore si ka mundësi që vijnë nga Shqipëria që përfaqësojnë popullin shqiptar pavarësisht se janë në anën tjetër dhe nuk lënë gjë pa thënë dhe nuk ndalen së kërkuari nga ne që të bllokojmë Shqipërinë.", tha Rama.

integrimi në be rama sulmon opozitën

Lini një Përgjigje