TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 19:52

“Prokuroria nuk guxonte të prekte ministrat”, Berisha: Protestat tona goditën Ramën

Shkruar nga Pamfleti
“Prokuroria nuk guxonte të prekte ministrat”, Berisha:
Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion, duke e lidhur këtë me efektin që kanë pasur protestat e opozitës në vend.

Ai deklaroi se qeverisja aktuale mbështetet në praktika korruptive dhe lobim të tillë, ndërsa shtoi se reagimi i opozitës ka nxjerrë në pah këto çështje dhe ka ndryshuar perceptimin publik.

“Qeverisja e Ramës bazohet në korrupsion, lobim korruptiv. Çdonjëri prej jush, çdo anëtar dhe mbështetës ftoj të kujtojë një deklaratë që u bë nga lubistët e Ramës….Pak vite më parë nuk janë diskutuar kurrë kërkesat e prokurorëve për heqje të imunitetit të ministrave dhe zv.kryeministrave dhe që as mund të diskutohen … Me kryengritjen tonë paqësore ne kemi damkosur Ramën dhe qeverinë e tij. Kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor. Faktuam se shqiptarët nuk kanë kulturë pengmarrjeje…Kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare…Rama nuk e merr më veten”, tha Berisha.

Berisha theksoi gjithashtu se, protestat kanë shërbyer si mjet për të kundërshtuar atë që e cilësoi si bllokim të shtetit ligjor dhe për të treguar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë.

1 Komente

  1. L
    Lki

    Vk, per protestat tuja nuk pjerdh njeri..

    Lini një Përgjigje