TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2026, 14:37

Presidenti i ri, Haradinaj: Kurti ka interes që Kosova të shkojë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i ri, Haradinaj: Kurti ka interes që Kosova të shkojë
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar dy partive më të mëdha opozitare, LDK dhe PDK, për propozimin e tre emrave si kandidatw për President.

Haradinaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është dashur ta bëjë një kërkesë të tillë më herët, duke shtuar se, sipas tij, kjo është pjesë e një strategjie politike.

“Është e kuptueshme që strategjia e Kurtit do të vazhdojë me këto veprime. Një kryetar qeverie që do ta kishte në interes ta zgjedhë Presidentin, këtë që e tha sot do të duhej ta thonte më parë.

Askush nuk e di se këto që i thotë a i zbaton. Ky tani është një lloj ultimatumi i tij, pjesë e strategjisë së tij për ta dërguar vendin në zgjedhje. Nuk është në rregull si po sillet kështu. Ne si Aleancë nuk kemi pasur vullnet të bëhemi pjesë e kësaj loje”, ka deklaruar Haradinaj.

haradinaj kurti president

Lini një Përgjigje