TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2026, 16:02

Zbardhen tensionet gjatë takimit në Bashkinë e Durrësit, qytetari i drejtohet Ramës: Mos e ngri zërin ose ik!

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen tensionet gjatë takimit në Bashkinë e Durrësit,
Rama gjatë takimit në Bashkinë e Durrësit

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të prekur nga projekti TID në Durrës u zhvillua me debate dhe tone të forta.

Gjatë diskutimit, Rama kërkoi që të pranishmit të flisnin me radhë dhe të dëgjonin njëri tjetrin. Në një moment ai iu drejtua një qytetareje duke i kërkuar vëmendje dhe qetësi në sallë. Reagimi i tij solli ndërhyrjen e një tjetër banori, i cili i kërkoi kryeministrit të mos ngrinte zërin ose të largohej nga takimi.

Rama iu drejtua me tone të ashpra qytetares duke i thënë se “a je këtu apo jo, a më dëgjon, nëse doni zgjidhje duhet të flisni me radhë.

“Pse ke ardhur këtu? Pse bërtet, pse ngre zërin, ose ik, ose mos e ngri zërin”, iu drejtua qytetari tjetër.

Kurse Rama ka ulur më pas tonet duke u shprehur e “nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet.

“Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama.

Rama theksoi se ishte i gatshëm të largohej nëse nuk do të kishte dëgjim nga të pranishmit, por shtoi se qëllimi i tij ishte diskutimi për kompensimin e pronave.

Banorët e pranishëm u përqendruan te pasojat e projektit mbi banesat e tyre. Një pjesë kërkuan që të mos zhvendosen nga zona ku jetojnë aktualisht. Të tjerë kërkuan që, në rast shpronësimi, vlera e pronës të rishikohet ose që banesat e reja të ndërtohen në të njëjtën zonë.

Diskutimi u fokusua në mënyrën e zbatimit të projektit dhe në kushtet e kompensimit për familjet që preken prej tij.

 

takimi ne durres rama qytetari perplasje

Lini një Përgjigje