TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2026, 13:02

"Nuk largohemi pa rrëzuar narkoshtetin", Berisha: Në 20 shkurt, do të ketë përshkallëzim të aksionit

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk largohemi pa rrëzuar narkoshtetin", Berisha: Në 20

Opozita ka njoftuar se më 20 shkurt do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, në vijim të aksioneve kundër qeverisë.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal te strategjia e protestës dhe hapat që, sipas tij, duhet të ndjekë opozita.

I pyetur mbi mundësinë e përshkallëzimit të aksionit, Berisha deklaroi se momenti vendimtar do të jetë kur qytetarët të vendosin për bllokimin e bulevardit.

“Nuk e ndërpresim kryengritjen pa rrëzuar narkoshtetin. Ideja juaj që të mos largohemi nga sheshi është absolutisht ideja më e drejtë. Në momentin më të parë që qytetarët do të vendosin, ajo do të jetë edhe faza përfundimtare e ditores tonë”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij vijnë në prag të protestës së paralajmëruar, ndërsa opozita ka theksuar se aksioni do të vijojë deri në përmbushjen e objektivave të saj politike.

Deklaratat e Berishës janë interpretuar si paralajmërim për skenarë tensioni dhe trazirash, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të organizohet protesta e 20 shkurtit dhe çfarë mase sigurie do të ndërmarrin autoritetet.

Protesta e fundit e opozitës u shoqërua me incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, pati efektivë dhe qytetarë të lënduar, ndërsa disa persona u shoqëruan dhe u proceduan penalisht për akte dhune dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Autoritetet raportuan për arrestime dhe nisje procedimesh, ndërsa opozita akuzoi policinë për përdorim të tepruar të forcës.

1 Komente

  1. A
    ARGITA

    Ti o Sali CARI, nuk ke faj, sepse me keto thirrje po kerkon te perserisesh 1997 dhe fajin e ka SPAKU, qe nuk te merr ZVARRE, si mori LIKEN, per keto deklarata LUFTENXITESE

    Lini një Përgjigje