Myslim Murrizi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-deputet i kësaj partie, tha se SPAK po heton ose ka proceduar penalisht 6 ligjvënës aktualë, por asnjërit prej tyre nuk po i hetohet pasuria.
Në emisionin “Kjo Javë”, Murrizi tha se hajdutëve politikë me kollare nëse do tu nxjerrësh themelin, pa u bërë hetim pasuror, “i rruan opingat”. Sipas tij, as shpërdorimi i detyrës dhe as shkelja e barazisë në tendera nuk zbulon vjedhjet e tyre.
Në këtë kuadër, ish-deputeti i ka drejtuar një pyetje SPAK-ut sepse nuk kryen hetim pasuror ndaj atyre që ka nën hetim, ashtu sicc ka bërë me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Të jesh nën hetim për shpërdorim në detyrë apo shkelje të barazisë në tender, edhe pse kjo është akuzë kot se asnjë ministër nuk është kryetar i komisionit të tenderave dhe të mos kesh hetim pasuror.
Pra disave u ka filluar hetimi pasuror. Hajdutëve politikë me kollare nëse do tu nxjerrësh themelin pa u bërë hetim pasuror, “i rruan opingat” me shpërdorim detyre se sua gjen dot, apo me shkelje të barazisë në tendera.
Ke disa deputetë në Parlament, të sotëm që kanë qenë dhe në Parlamentin e shkuar, janë në hetim, kanë procedime penale në SPAK dhe nuk nis hetimi pasuror. Nëse nuk i nis hetimi një politikani, nuk zbardh asgjë. Pjesa e ish-pushtetarëve të opozitës ka 13 vjet jashtë pushtetit.
Që çdo vepër për shpërdorim detyre është parashkruar. Rama nga shtator në dhjetor 2013 ka firmosur, më pas firmosin zv.kryeministrat.
Nëse do të jesh i drejtë me kërkesat e qytetarëve duhet të bësh hetim pasuror. Ku i ka gjetur 2 mln euro që ka bërë atë në Surrel, pa u futur tek kostumet e këpucët se ato bëjnë 2 mln dollarë më vete.
Shoh që një ish-ministër i Mbrojtjes hetohet për firmat që ka dhënë por nuk i niset hetimi pasuror, apo një ministër në detyrë nuk hetohet, dhe Erion Veliajt i kanë filluar hetim pasuror”, tha Murrizi.
Lini një Përgjigje