Hetimet për inceneratorët dhe tenderë të tjerë sekretë e kanë vendosur Agaçin në qendër të vëmendjes së SPAK
Engjëll Agaçi do të largohet nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Në mbledhjen e sotme informale të ministrave, thuhet se është komunikuar se për arsye shëndetësore Engjëll Agaçi do të tërhiqet nga posti si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Agaçi ka mbajtur prej gati 13 vjetësh këtë post, që nga ardhja e Edi Ramës në krye të qeverisë.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Elsonida Rama. Ajo ka mbajtur më parë funksione në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Gjithashtu, shefe e re e kabintetit të kryeministrit Edi Rama është Vilma Guri, e cila më parë ka qenë drejtoreshë e Dapartamentit të Administratës Publike. Të 2 emrat janë prezantuar gjatë takimit 5 orësh të kryeministrit Rama me anëtarët e qeverisë.
Mirëpo me këtë lëvizje, a po i paraprin Edi Rama arrestimit nga SPAK të Don Agaçit të tij? Engjëll Agaçi, duke përdorur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ka ndërtuar një pushtet që shkon përtej titullit formal, duke kontrolluar administratën, duke komanduar sekretarët e përgjithshëm të ministrive, duke orientuar vendimmarrjen ekonomike dhe politike të qeverisë dhe duke u shndërruar në filtrin e detyrueshëm për çdo vendim që prodhon para publike, koncesione, favore apo mbrojtje politike, çka e bënte atë figurën më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të qeverisjes Rama.
Hetimet për inceneratorët e kanë vendosur Agaçin në qendër të vëmendjes së SPAK, pasi ai ka marrë pjesë drejtpërdrejt në proceset e miratimit të bonuseve, në kalimin e procedurave të negociimit dhe në mbështetjen politike dhe ligjore të kontratave që sot rezultojnë objekt hetimi penal, ndërsa vetë Agaçi ka tentuar të zhvendosë përgjegjësinë duke deklaruar në komisione parlamentare se Këshilli i Ministrave nuk ka zgjedhur fituesit, një deklaratë që bie ndesh me faktin se pa firmat, orientimin dhe presionin e Sekretarit të Përgjithshëm asnjë procedurë e tillë nuk do të kishte kaluar.
Emri i Agaçit del edhe në hetime të tjera që lidhen me tendera sekretë dhe kontrata të teknologjisë, përfshirë procedura të AKSHI-t, ku SPAK po analizon rolin e Kryeministrisë në paracaktimin e fituesve dhe në mbrojtjen politike të kompanive përfituese, ndërkohë që burime hetimore flasin për një model të përsëritur vendimmarrjeje ku Agaçi shfaqet si garant i marrëveshjeve që kalojnë përmes qeverisë pa transparencë dhe pa kontroll real.
Afera këto, për të cilat 'besniku' i Ramës duhet të japë llogari. Tani mbetet vetëm të shohim nëse ky largim tregon se 'bileta' për në burg është prerë. Nëse fleta e arrestit firmoset, emri i Engjëll Agaçit do të shënojë pikën e parë reale ku kulla e pushtetit të Edi Ramës fillon të shembet nga brenda.
Fiks, Don Agaci eshte bazamenti i kulles se Edi Rames. Nese ruspat e SPAK e rrafshojne ket kulle nga mbeturinat e saj do te dale Edi Rama i vertete jo ai qe propogandon veten e tij si rilindas i Shqipnise e shqiptarve. Uroj te ndodh kjo. Don Agaci osh thembra e te keqes Rama. SPAK duhet te veproje sa nuk o von se ky Don Agaci mund tja mbathe jashte vendit dhe te behet i arratisuni i dyte i rendsishem i kabinetit Rama.