TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2026, 15:46

Pacientët trajtohen në korridore, Saimir Korreshi publikon pamjet skandaloze nga spitali i Lushnjës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pacientët trajtohen në korridore, Saimir Korreshi publikon pamjet
Saimir Korreshi

Saimir Korreshi, deputet i PD-së, ka publikuar një seri pamjesh nga spitali i Lushnjes, duke denoncuar gjendjen skandaloze në dhe kushtet problematike.

Ai shprehet se mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025 në 92 milionë këtë vit (të reja), lëvizja prej 6 muajsh e urgjencës dhe vendosja në katin e parë të maternitetit në kushte ku shumica e pacientëve marrin shërbim në korridor si dhe probleme të tjera, është e pafalshme dhe krijon kaos.

Korreshi solli në vëmendje se spitali i Lushnjes u shërben 250 mijë banorëve, jo vetëm të Lushnjes e Divjakës por edhe zonave të Belshit, Rrogozhinës dhe Peqinit.


Gjithashtu ai fton deputetët e Lushnjes që të vizitojnë spitalin dhe të shohin nga afër problemet.

“Sot situata është dramatike. Pamjet flasin vetë, le të vijnë dhe ta shohin vetë. Së pari, duhet ndryshuar statusi i spitalit nga bashkiak në rajonal, që të ketë më shumë investime dhe buxhet. Diferenca është rreth 150 milionë lekë. Analizat ia kanë dhënë privatit, duke e degraduar qytetin.


Nuk ka as medikamente; ky ka qenë një spital i jashtëzakonshëm, kanë ardhur pacientë nga të gjitha zonat, rreth 250 mijë njerëz. Por sot, që flasim, nuk ka asnjë pajisje që funksionon. Mamografia është gjithmonë e prishur, skaneri po ashtu, aparaturat e urgjencës nuk funksionojnë, dhe madje çdo gjë që del jashtë, hyn sërish brenda, mos o Zot ndodh diçka. Edhe aparatura e ekos është financuar nga një bankë.


Te Gjinekologjia nuk ka aparatura; nëse flisni me gjinekologët, do mësoni se çfarë ndodh atje. Nuk po flas më për kushtet, që janë dramatike, jo vetëm për mungesën e mjeteve. Spitalet private përfitojnë nga lekët e shqiptarëve; të gjithë e dinë që pacientët e Lushnjës shkojnë për analiza në Tiranë”, u shpreh ai.

korreshi spitali i lushnjes denoncimi

Lini një Përgjigje