Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat, komentoi paraqitjen e parë publike të kryeministrit Edi Rama me Dashnor Sulën, i prezantuar si kryeinspektor.
Berisha ironizoi kryeminsitrin me batuta popullore: Ajo që thotë populli; puthu me Milon, u bë sot e vërtetë, puthu me Dash Sulën.
Në prezenatimin e tij si kryeinspektor, Dash Sula nuk la pa përmendur as angazhimin 20 vjeçar në PD, duke akuzuar se e hodhën në rrugë, ndërkohë nga ana tjetër shprehu vlerësime për Ramën, edhe pse e ka kritikuar prej vitesh.
“Rama, ajo që thotë populli; puthu me Milon, u bë sot e vërtetë, puthu me Dash Sulën. Ky është akt që dpo të shpreh mirënjohjen më të madhe, të gjithë atyre që i refuzuan takimet narko-diktatorit të Tiranës. Të gjithë atyre që i anuluan takimet e prenotuara para vizitës së tij në Bruksel”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje