Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme në një konferencë për mediat, pasi sulmoi Dash Sulën i cili mori postin e kryeinspektorit, deklaroi se kryeministrit Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e Mynihut pasi i janë refuzuar takimet nga përfaqësues ndërkombëtarë.
Berisha tha se anulimi erdhi pas refuzimeve të takimeve në prag të vizitës, si në Bruksel ashtu edhe në Mynih.
"Të gjithë atyre që i anuluan takimet e fiksuara para vizitës së tij në Bruksel.Të gjithë atyre që e bënë me qëndrimet e tyre Edi Ramën mish të huaj, trup të huaj në atë konferencë dhe ia mbyllën dyert.Pra, në një hark kohor trejavor, në dy aktivitetet më të rëndësishme, absolutisht më të rëndësishmet të vitit, në forumin global të Davosit dhe në Davosin e sigurisë, që është Konferenca e Mynihut, dyer të mbyllura për kryehajdutin e kombit shqiptar.
Nderimin më të madh qytetarëve opozitarë, të cilët me protestat e tyre, u bënë zëri i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve.Të cilët me revoltën e tyre, me kryengritjen e tyre paqësore, u bënë zëri i ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare të kombit shqiptar.
Dhe ky zë po jehon në Europë dhe në botë.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje