TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2026, 21:40

Paralajmërimi i Murrizit: Rama do të ofrojë njerëzit e “pistë” dhe të përdorshëm politikisht

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i Murrizit: Rama do të ofrojë njerëzit e
Myslim Murrizi

Edi Rama do të ofrojë persona të “pistë” dhe të përdorshëm politikisht dhe më pas do t’i flakë ato. Paralajmërimi është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi, në emisionin “Kjo Javë”, teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Murrizi gjithashtu paralajmëroi se shqetësimi i Ramës janë personat që kanë firmosur dhe që dyshohet se mund të kenë regjistruar veprime të tij.

Lidhur me largimin e Engjëll Agaçit si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, funksion që e ka mbajtur 10 vite, Murrizi tha se ai ka pasur një ndikim shumë të madh te zyrtarët e lartë.

Sipas Murrizit, zyrtarë të lartë politikë konsiderohen ministrat dhe zëvendësministrat. Sipas Murrizit, ndikimin e madh, Agaçi e ka pasur jo për shkak të funksionit formal, por për shkak të rolit që kishte në koordinimin e Qeverisë dhe në emërimin e Sekretarëve të Përgjithshëm në Ministri të tjera.

 

murrizi rama qeveria

Lini një Përgjigje