Këshilli i Ministrave ka ndryshuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë. Engjëll Agaçi është larguar nga detyra pas 13 vitesh në këtë funksion.
Vendimin e ka komunikuar kryeministri Edi Rama në një mbledhje informale të ministrave, ku ka prezantuar edhe pasuesen e Agaçit, Elsonida Ramën.
Ajo aktualisht drejton Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Rama ka marrë pjesë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Më herët ka ushtruar funksione në Drejtorinë Juridike të Kryeministrisë.
Me këtë emërim, administrata e Kryeministrisë kalon në drejtimin e Elsonida Ramës.

Ndërkohë theksojmë që largimi i Agaçit, vjen pasi është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me disa çështje dhe tenderë me 'flamuj të kuq'.
Nëse ka zëvendësuar Agaçin, prisni arrestimin e tij....