
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me emërimin e Dashnor Sulës në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.
Në një postim publik, Braçe i uroi punë të mbarë dhe i kërkoi që në ushtrimin e funksionit të zbatojë ligjin deri në fund. Ai theksoi se gjoba nuk duhet të jetë masa e parë ndaj bizneseve, duke e konsideruar këtë si një provë për mënyrën si do ta ushtrojë detyrën.
Braçe ngriti edhe një tjetër çështje që lidhet me angazhimin publik të Sulës për problemet e fshatit. Sipas tij, kalimi në një funksion administrativ lë një boshllëk në adresimin e këtyre temave, pasi Sula ka folur vazhdimisht për to, veçanërisht gjatë sezonit të fundit.
Reagimi i deputetit vjen në një moment kur Sula ka marrë zyrtarisht drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe pritet të nisë ushtrimin e kompetencave në këtë institucion.
Lini një Përgjigje