Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, deklaroi se Engjëll Agaçi duhej të ishte larguar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë që në vitin 2022, në kohën kur qeveria miratoi 18 vendime brenda një periudhe të shkurtër për inceneratorin e Tiranës.
Murrizi e lidhi largimin e fundit të Agaçit me zhvillimet që, sipas tij, kanë të bëjnë me hetimet e mundshme të SPAK. Ai tha se reagimi i Prokurorisë së Posaçme do ta kishte bërë largimin një lajm me peshë nëse do të kishte ndodhur në vitin 2022.
Murrizi deklaroi se nga administrata me rreth 200 mijë të punësuar, vetëm një zyrtar është larguar me marrëveshje. Ai e konsideroi këtë veprim si të porositur dhe të lidhur me mundësinë e verifikimeve nga organet e drejtësisë.
Ish-deputeti përmendi edhe çështjen e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, ku janë marrë masa arresti ndaj ish-ministrit Lefter Koka, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, sipas tij, nuk është vendosur asnjë masë.
Në përfundim, Murrizi deklaroi se një zhvillim i rëndësishëm do të ishte nisja e hetimeve nga SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama.
Myslim Murrizi në "Kjo Javë": Lajm do të përbënte largimi i Agaçit, nëse SPAK do të kishte reaguar në kohë në 2022, për Agacin kur janë firmosur për çerek ore 18 vendime qeverie, për inceneratorin e Tiranës.
Nga 200 mijë të punësuarit që ka patur Rama, ka ikur njëri, është larguar me marrëveshje. Pas ikjes së drejtoreshës së kabinetit për arsye shëndetësore, është largim i porositur, duke i thënë “ik nga këtu dhe avash avash qasu nga çunat nëse SPAK do të sjellë ndonjë fije letër nga ty”.
Me gjithë dashamirësinë që prokurorë të SPAK kanë patur për Engjëll Agaçin, apo për inceneratorin e Tiranës që të mos e përfshijnë fare. Për Elbasanin dhe Fierin është arrestuar 9 herë Lefter Koka, për inceneratorin e Tiranës asnjë masë.
Lajm i madh për shqiptarët do të ishte nëse SPAK do të merrte nën hetim “padrinon” e Agaçit.
Lini një Përgjigje