TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2026, 08:09

Mungesa e Edi Ramës në Berlin dhe sindroma “Hashim Thaçi”

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Mungesa e Edi Ramës në Berlin dhe sindroma “Hashim
Konferenca e Sigurisë në Berlin /

Konferenca e Sigurisë zhvillohet pa kryeministrin shqiptar, ndërsa Gjermania dërgon mesazh të qartë: drejtësia nuk preket dhe hetimet vazhdojnë...

Ndërsa liderët e rajonit u ulën në rreshtin e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, mungesa e Edi Ramës nuk kaloi pa u vënë re. Në të njëjtën ditë, ambasadori gjerman takoi kreun e SPAK, duke theksuar mbështetjen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Në një moment kur qeveria ka shpallur synimin për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, mesazhi nga Berlini është i qartë: progresi në drejtësi është vijë e kuqe. Në sfond, hetimet që afrohen drejt rrethit të ngushtë të kryeministrit e bëjnë mungesën në Mynih më shumë politike sesa protokollare.

Mediat e Beogradit dhe Podgoricës kanë si foto qendrore në kryetitujt e tyre një sallë të madhe nga mjedisi ku zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë në Mynih. Në radhën e parë ndodhen Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, dhe Jakov Milatoviç i Malit të Zi.

Ky i fundit ishte protagonist në lidhje me pyetjen dhe përgjigjen e kancelarit gjerman Friedrich Merz për hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Në këtë auditor me kaq shumë figura të rëndësishme dhe me axhenda interaktive të lakmueshme për vende të vogla si tonat, a mund t’i shpëtonte tentacionit Edi Rama për të mos marrë pjesë? Dhe për të përdorur batutat e tij, që jo rrallë i kanë kushtuar shtrenjtë?

Sipas të gjitha gjasave, jo. Ndaj mungesa e tij bie në sy. Nga mazhoranca atje kanë shkuar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Në edicionin e sivjetshëm të forumit më të rëndësishëm vjetor botëror për sigurinë, ku i ftuar është edhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, si dhe shumë figura të tjera të rëndësishme, është e habitshme që kryeministri shqiptar të mungojë. A ishte neglizhencë apo zgjedhje e vetëdijshme?

Pikërisht këtu duket se “fle lepuri”. Njëri ndoshta në barkun e Ramës, tjetri në kancelaritë gjermane.

Sipas planit fillestar, Edi Rama do të shkonte në Mynih dhe përgatitjet ishin bërë. Por gjërat lëvizën. Ambasadori gjerman thirri në zyrë pikërisht sot kreun e SPAK, Klodian Braho, si një sinjal i qartë mbështetjeje, në një moment kur qeveria ka shpallur vullnet për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale.

Në njoftimin zyrtar theksohet:
“Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Mesazhi është i qartë dhe i fortë: Gjermania nuk do të lejojë mazhorancën të ndërmarrë hapa që cenojnë drejtësinë dhe kërkon ruajtjen e ritmit aktual të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë. Sinjal ky që nuk është i vetmi dhe që pritet të pasohet nga të tjerë.

SPAK ka hapur dyert për njeriun më të afërt të Edi Ramës për 13 vjet, Engjëll Agaçin, çka tregon se rrethi është ngushtuar.

Një sinjal i mjaftueshëm për të mos fjetur i qetë. Një situatë që sipas analogjisë sjell “sindromën Hashim Thaçi”, kur aktakuza iu dorëzua në aeroportin e Vjenës ndërsa po fluturonte drejt Uashingtonit.

Nëse vullneti për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale lexohet si përpjekje për të penguar drejtësinë, reagimi gjerman, siç e ka treguar historia, mund të jetë i shpejtë dhe i ashpër./Pamfleti

 

konferenca e sigurisë në berlin edi rama sindroma hashim thaçi

3 Komente

  1. N
    Neomalësori

    Ka filluar fillimi i fundit për Ramën!! Ai ka sjellë po aq dëme sa wdhe vetë Berisha, në mos më shumë!! Dëgjova edhe një lajm tjetër se Mali i Zi dhe Serbia kanë përfituar fonde në fushën informatike ndërsa Shqipëria jo, se ka Diellën që gllabëron fondet.... Ai ndjen fundin prandaj do të fusë dorën në SPAK, sepse ka shumicën e kartonëve, por gabon me dashje sepse ska çtë humbasë më...prangat janë gati...

    1. P
      Pak nga të gjitha

      Ky ambasadori gjerman as ka shansin të njohë le më të takonë kryeprokurorin e një landi në gjermani. Kjo që bën ky quhet ndërhyrje dhe shkelje e pavarsisë së gjygjsorit në emër të mbështetjes. Mbështetja e vetme e drejtsisë është zbarimi rigoroz i ligjit dhe procedurave

      1. P
        Pune piktoresh

        Pirdh o pak nga te gjitha pirdh.Kemi 35 vjet qe e kemi derezuar sovranitetin. U kujtuat vone

        Lini një Përgjigje