TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2026, 12:34

Berisha: Rama mungoi në Konferencën e Mynihut, pasi i ngeli Dashi në dorë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama mungoi në Konferencën e Mynihut, pasi i ngeli Dashi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ironizuar sërish Dashnor Sulën pas emërimit të këtij të fundit si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Ai komentoi edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, teksa tha se nuk ishte i pranishëm, pasi "nuk ishte i denjë" për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Berisha ironizoi duke thënë se “I ngeli në dorë Dash Sula”, teksa iu referuar delegacionit të dërguar dhe duke e lidhur këtë me emërimin e fundit të ish-deputetit demokrat.

“Në Mynih Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. Delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi dot, i mbeti në dorë Dashi, e kam fjalën për Dash Sulën”, u shpreh Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët.

Më tej, ai deklaroi se situata politike në vend, është dëshmi e një “rrethi të kuq” nga i cili kryeministri nuk del më.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protesta, duke theksuar se “fati ynë dhe i familjeve tona duhet të jetë në duart tona”.

 

Lini një Përgjigje