Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ka komentuar edhe largimin e Engjëll Agaçit nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Vendimi i dorëheqjes ose largimit të Agaçit erdhi pas një paraqitjeje të tij në SPAK, ku sipas raportimeve dha shpjegime për rreth 3 orë, lidhur me një nga çështjet që po hetohet nga Prokuroria Speciale.
Ndërsa e konsideroi Agaçin si pjesë të mafies më të rrezikshme të Ballkanit, Berisha tha se për veprimtarinë mafioze si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, ai do të bëhet përgjegjës para ligjit në të dy vendet.
“Don Agaçio dhuratëmadhi është një nga kockat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit. Me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë dhe Italisë. Unë kam besim të madh se në të dy vendet ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit. Kurse për Vali Bizhgën mund të them se si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj natyrisht me autorizimin e Ramës, që s’duhet ta pranonte kurrë, se shefja e kabinetit i ka të qarta detyrat e veta, bëheshin pazare për Bypassin e Fierit, i kam denoncuar me kohë, thirreshin kompanitë nga Vali Bizhga sikur të ishte shefja e supervizionit të punimeve. Të dy janë minj që ikin kur mbytet anija, për të mos u mbytur vetë. Por ligji do të jetë i pamëshirshëm për të dy”, tha Berisha.
Janë ndërruar shefi i kabinetet dhe sekretari i Përgjithshëm në kryeministri. A mendoni se janë lëvizje administrative, apo bashkëpunëtorët po dorëzohen?
Sali Berisha: Ata kanë kryer krime të dy. Ju duhet ta dini se Don Agaçio ‘dhuratë madhi’ është një nga koskat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit, me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë, shqiptarëve dhe kundër italianëve dhe shtetit italian.
Unë kam besim të madh se në të dy vendet, ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit.
Kurse për Vali Bizhgën, mund të them se, si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj, natyrisht me autorizimi ne Ramës, por ajo nuk duhej ta pranonte kurrë, se shefja e kabinetit i ka të qartë detyrat e veta, bëheshin pazare për bajpasin e Fierit, të cilat unë i kam denoncuar me kohë.
Thirreshin kompanitë nga Vali Bizhga, sikur të ishte shefe e supervizionit të punimeve.
Pra të dy, janë minjtë që ikin kur mbytet anija për të mos u mbytur dhe vetë. Por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre.
Lini një Përgjigje